SHBA nuk e do Kurtin në krye të Kosovës? Çejku: Ka një ngërç shumë të madh

Picture of INA
INA

20/09/2025

Diplomati, Arben Çejku komentoi në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, raportet e ngrira mes Kosovës dhe Amerikës dhe rolin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në përkeqësimin e kësaj marrëdhënieje dypalëshe.

Ai u shpreh se në tre administrata radhazi nuk është arritur që amerikanët të ndërtojnë me Kurtin një marrëdhënie bashkëpunuese dhe sipas Çejkut kjo lidhet me backgroundin e shefit të qeverisë në Prishtinë dhe strategjinë e tij politike për Kosovën.

“Më në fund e bënë të qartë. Janë gati tre administrata të themi., Trump 1, Biden dhe Trump 2, që nuk po arrijnë dot të vendosin një marrëdhënie bashkëpunues me kryeministrin e Kosovës, zotin Kurti, personalisht. Tani nëse disa zyrtarë kanë qenë të painformuar, siç tha zoti Kurti, për ish-Sekretarin Blinken, apo çështje të tjera, tani i bie që jo të gjithë janë të painformuar, të keqkuptuar dhe që kanë marrëdhënie specifike me Serbinë, siç u anatemuan disa diplomat të DASH. Ky reagim tregon që këtu ka një ngërç, një problem të madh. Nuk është thjesht – një aspekt mund të jetë qasja e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese – por unë mendoj se është strategjia politike dhe vijueshmëria e zotit Kurtit dhe ajo se çfarë ai ka ndërmend të bëjë në vitet në vijim si udhëheqës i Kosovës. Dhe kjo i dëmton më tepër raportet mes Kosovës dhe SHBA. Fakti që Kurti thotë se ne kemi disa dallime, tregon se njëri ka një rrugë dhe tjetri ka një rrugë tjetër. Ky është dallimi dhe kjo e thellon konfliktualitetin mes Kosovës dhe SHBA-ve”, tha Çejku në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN.

Ai më tej bëri apel që klasa politike në Kosovë të bëhet gjakftohtë dhe “të kuptojnë se partneriteti me SHBA-të është priza dhe korrenti ku mbahet Kosova”.

TË FUNDIT

Krasniqi: ShBA’të nuk do të mbajnë më raporte me Qeverinë e Albin Kurtit

Aliu: Në kohë rekorde realizuam mbi 1.250 punësime në shëndetësinë publike

Mendi Qyra premton kushte të favorshme për zhvillimin e biznesit në Strugë

Çfarë ndryshimesh priten në vjeshtë në Gjermani?

Republikani Mast çon amendament në Kongres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet prioritet i SHBA-së

SHBA nuk e do Kurtin në krye të Kosovës? Çejku: Ka një ngërç shumë të madh

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË