Për Julian Shehun presion i transfertës serbe nuk duhet që të jetë një faktor në takimin e radhës të Shqipërisë, pasi futbollistët në fushë janë të ambientuar me situata të tilla.
Mesfushori ishte i qetë në konferncën e sotme për shtyp kur pranoi se në takimin e radhës do të vendoset fati i Shqipërisë në Eliminatoret e Botërorit 2026.
“Një ndeshje me presion, si e ndjen këtë sfidë. E përballon presion edhe jashë fushe? Ne jemi profesionistë dhe jemi futbollistë. Presioni për ne është gjë normale. Është ndeshje e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë për të marrë maksimin.