Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore ankohen se nuk kanë ngrohje të mjaftueshme në banesat e tyre, posaçërisht në Komunën e Aerodromit

Picture of INA
INA

29/10/2025

Familje të caktuara të cilat janë shfrytëzues të ngrohjes qendrore ankohen se nuk kanë ngrohje të mjaftueshme në banesat e tyre, posaçërisht në Komunën e Aerodromit. Sipas tyre, gjendja nuk është alarmante por ka hapësirë për tu përmirësuar.

“Këtë javë mund të them se jemi të kënaqur. Nuk ishte kështu prej në fillim? Jo, jo nuk ishte. Radiatorët ishin më të ftohtë? Më të ftohtë ose aspak nuk kishte. Ndoshta për shkak të motit”, tha një qytetare.

“Nuk është keq. Ndoshta duhet të ndryshojnë diçka? Ndoshta, megjithatë varet nga temperatura e ditës mirëpo nuk është keq”, u shpreh një qytetare.

Një pjesë tjetër e qytetarëve vlerësojnë se këtë vit ngrohja është shumë më e mirë kundrejt vitit të kaluar. Ato shtojnë se në nivelin e ngrohjes ndikon edhe izolimi i ndërtesave.

“Këtë vit nuk kemi pasur probleme. Disa ankohen se nuk është mjaftueshëm ngrohtë? Përkundrazi, ky vit është më i mirë se viti i kaluar, vitin e kaluar ishte e durueshme sepse ka vite kur është shumë ngrohtë në banesa me izolim të mirë dhe kjo nuk është mirë, duhet ta ndjesh pak dimrin”, shtoi një qytetare.

Nga EMV informojnë se nuk ka asnjë pengesë kur bëhet fjalë për furnizimin me energji termike. Lidhur me ankesat me temperaturën e ngrohjes, nga EMV theksuan se gjatë muajit tetor dhe gjysmën e parë të nëntorit, furnizimi me energji termike do të varet nga temperatura dhe kushtet atmosferike në kohë të ndryshme të ditës. Kur temperaturat janë më të ulëta, furnizimi i energjisë termike rritet, dhe kur ato janë më të larta, zvogëlohet. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

Supremja e hedh poshtë një padi që kërkohej lejimi i mbulesës islame në shkollat e Kosovës

Bajram Rexhepi: Për një Tetovë që nuk njeh ndasi, bashkë me qytetarët në çdo cep të qytetit

Dorëheqja e drejtorit të higjienës komunale, Arsovska i kërkon bordit drejtues të emërojë ushtrues detyre

Albin Kurti: Siria njeh Kosovën – një hap i ri në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË