Shkruan: Gafurr Adili
“Më ke befasuar!”, i thash sot (30.09.2025) gjatë intervistës së dhënë për Agjensinë INA të Shkupit.
“Për mirë, apo për keq?”, më pyeti ky djalosh i mrekullueshëm (shih foton), Av. Shkodran Alili.
“Vetëkuptohet, për mirë, i thash; sepse, për moshën që e ke (një djalosh kaq i ri në moshë),
me një zgjuarsi kaq të madhe dhe me përgatitje, jo vetëm profesionale (të një juristi profesionist), por dhe ideo – politike brilante, nuk e kam takuar gjatë këtyre 8 viteve (Shtator 2017 – Shtator 2025) në Uskanën tonë të dashur.
Kuadro të një kalibri të këtillë kam takuar e njohur vetëm në Piemontin e Çështjes Shqiptare, siç Tiranën e ka quajtur idhulli im dhe i Shkodranit, Mr. Ukshin Hoti.
Shëndet e suksese Ardhmëria e Kërçovës,
Av. Shkodran Alili !
*postim nga facebook i veprimtarit të njohur kërçovar, Gafurr Adili