Shqipëria do të përballet të martën ndaj Letonisë, në stadiumin “Air Albania” nga ora 20:45.
Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht një fitore për të ruajtur shanset e kualifikimit. Deri dy ditë para ndeshjes janë shitur mbi 13 mijë bileta, ndërsa pritet që ky numër të rritet deri në ditën e takimit.
Përballja shihet si një sfidë delikate, ku mbështetja e tifozëve mund të ketë rol vendimtar. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 5 pikë.
Kombëtarja ka dy pikë më pak se Serbia, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Rezultati ndaj Letonisë mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e grupit.