Mediat serbe raportojnë se trajneri i kombëtares, Dragan Stojković, mund të ketë dhënë sinjalet e fundit të qëndrimit të tij në krye të skuadrës.
Burime pranë stadiumit bëjnë të ditur se në fund të ndeshjes, Stojković është ngritur nga stoli dhe ka përshëndetur publikun me duart e ngritura drejt tribunave, në një gjest që shumëkush e ka interpretuar si lamtumirë.
Në të njëjtën kohë, në shkallët e stadiumit janë dëgjuar brohoritjet “Piksi, largohu!”, që kanë shtuar edhe më shumë tensionin e momentit.
Sipas gazetarit Branko Spasojević, i pranishëm në stadium, raporton N1, menjëherë pas këtij gjesti, asistenti Bratislav Živković ka marrë drejtimin e lojës nga pankina, çka ka shtuar zërat se Stojković është tërhequr në mënyrë informale nga detyra e trajnerit.
Edhe pse Federata e Futbollit të Serbisë nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar, sinjalet nga ndeshja e “Dubočica”-s lënë të kuptohet se fundit të epokës së Piksit në krye të kombëtares mund t’i ketë ardhur momenti.
Trajneri Stojković, i cili mori drejtimin e Serbisë në vitin 2021, e ka udhëhequr skuadrën drejt Botërorit “Katar 2022” dhe Kampionatit Evropian 2024, por rezultatet e fundit dhe kritikat e shumta nga tifozët duket se kanë ndikuar në vendimin e tij të mundshëm për t’u larguar.