Shqiptarët në alarm: Rikthimi i ushtrisë së detyrueshme në Serbi rikthen frikën e viteve ‘80

Picture of Ina Online
Ina Online

21/09/2025

Rifillimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, i cili pritet të zbatohet nga 1 janari 2026, po shkakton shqetësim të madh tek komuniteti shqiptar në Kosovën Lindore.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shprehur shqetësim për rifillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, duke theksuar pasojat historike për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

“Aktualisht, në Serbi, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme historike… Kujtesa kolektive e shqiptarëve është akoma e rëndë për ato pasoja tragjike”, ka shkruar ai në Facebook

Kamberi ka dorëzuar në parlament propozimin për themelimin e një Komisioni që do të hetojë vdekjet e 135 ushtarëve shqiptarë në Armatën Popullore të Jugosllavisë gjatë viteve ’80.

“Shumë nga këto raste, të regjistruara si ‘vetëvrasje’ apo ‘aksidente’, u konsideruan të dyshimta nga familjet, të cilat raportuan shenja dhune mbi trupat e kthyer,” thotë Kamberi, duke kërkuar hetime të pavarura dhe të ndershme.

Ai shton se ky fenomen ka mbetur i heshtur dhe i padokumentuar në Serbi.

“Drejtësia për viktimat është gurthemeli i pajtimit dhe i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.”

Kjo nismë e Kamberit është pritur pozitivisht nga ekspertët, ndërkohë që ata shprehin shqetësim për shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore, duke përmendur edhe rreziqet që u kanosen atyre./Bota Sot

TË FUNDIT

Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi

Ora e Mozzik rezulton fallce? Reagon Noizy

RMV-në nuk e duan as vetë maqedonasit

Zgjedhje lokale, vota lokale, fushata të importuara

Nga Kumanova në Schalke 04: Ftesa e madhe për Mirvete Misinin

Tenderi për uniformat policore dhe gjuha shqipe sherr mes partive

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË