“Shteti rrezikon të falimentojë”, rreziqet e Kosovës në mungesë buxheti

Picture of INA
INA

28/10/2025

Dështimi për formimin e një qeverie të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.

Eksperti i financave, Haki Shatri tha në një intervistë për Radio Evropa e Lirë se, shteti rrezikon të falimentojë, teksa mund të mos ketë para as për paga, e as për pensione e shtesa për fëmijët në fillim-vitin e ardhshëm.

“Sipas përvojës që kam pasur edhe në Kuvend, Kuvendi mund të hyjë pak “në të kuqen”, nëse pajtohen deputetët me shumicë votash, t’i kërkojnë Qeverisë që të marrë vendim lidhur me buxhetin. Përndryshe, tjetër rrugë nuk ka.Thjesht, jam i trishtuar deri ku ka ardhur puna. Të vijë situata, pas 25 vjetësh çlirim, të falimentojë shteti, të mbyllet shteti, të mos funksionojë”.

“Nëse më 1 janar nuk kemi një vendim të plotfuqishëm për të vazhduar një e dymbëdhjeta e buxhetit të këtij viti, nuk do të ketë paga, pensione, shtesa të fëmijëve, nuk do të ketë më para për asnjë lloj shpenzimi, as për lëndë djegëse sa për të futur çelësin një veture [qeveritare] për ta ndezur”.

Ai theksoi se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.

“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, shprehet Shatri.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave thotë se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.

TË FUNDIT

Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore ankohen se nuk kanë ngrohje të mjaftueshme në banesat e tyre, posaçërisht në Komunën e Aerodromit

VLEN:Një natë që bëri histori! Filarmonia jonë ngre lart emrin e vendit në Vjenë

Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

“Një raport që ka përfunduar”- Meriton Mjekiqi e injoroi, Ilnisa Agolli rrëfen detaje nga ndarja e tyre! Tregon a është penduar për romancën me moderatorin

A ju kam thënë?

Tragjedia e Koçanit, ende nuk ka aktakuzë për policët që janë nën hetim

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË