Situata me mbeturinat në kryeqytet mbetet e rënduar

Picture of INA
INA

15/10/2025

Mbeturinat mbeten realitet i hidhur në kryeqytet. Nga disa deponi të krijuara rreth kontejnerëve, janë zënë edhe trotuaret që pengojnë këmbësorët. Ndërsa për të kaluar trotuarin, të duhet maskë ose të zësh hundët që të mos ndjesh erën e keqe të mbeturinave.

Banorët shprehen të revoltuar dhe presin që situata të zgjidhet pas zgjedhjeve.

“Puna është bërllok e më shumë nuk ke çfarë thua. Mendoni se do të rregullohet pas zgjedhjeve? Jo, asnjëherë, vetëm fjalë i kanë, ja që 30 vite kaluan pas pavarësisë, çfarë kanë bërë!”, tha një qytetar.

Një qytetare më e moshuar thotë se shpëtimi i vetëm për të moshuarit është ikja nga kryeqyteti në ndonjë fshat.

“Unë shpesh e kaloj këtë dhe e iki këtë relacion shkaku i deponisë këtu e cila është me muaj këtu. Nuk është mirë, ja ne jemi pleq dhe gjithë kollitemi, kemi probleme shëndetësorë dhe papastërtia, sëmundje ka, pra mjedis i pa shëndoshë, të gjithë të moshuarit që kanë mundësi ikin nga Shkupi. Por ata që nuk mundin kanë ngelur këtu? Po, ajo është”, u shpreh një qytetare.

Shumë banorë thonë se gjendja e pastërtisë mbetet e rënduar, veçanërisht në lagjet periferike, ku mbeturinat qëndrojnë pa u grumbulluar nga Ndërmarrja Publike e Higjienës Komunale më ditë të tëra. Nga ndërmarrja tash e sa kohë, arsyetohen se për shkak të sasive të shtuara të mbeturinave ndodh që të ketë vonesa në grumbullim por që aktivitetet sipas tyre, po zhvillohen në përputhje me dinamikën e parashikuar për grumbullim./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Limani: Shesh i ri prej 6,810 m² në Gostivar, me 219 vende për parkim

Sela: Kundërshtari ynë kryesor në këto zgjedhje është VMRO-DPMNE, jo VLEN

Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha, vendi ka humbur 275 mijë metër kub dru

ULJA E ÇMIMEVE TË ENERGJISË: Biznesi përfiton, amvisëritë dëmtohen!

Nisi rrethimi i deponisë “Drislla”, në të ardhmen pritet të shndërrohet në qendër moderne për riciklim

Situata me mbeturinat në kryeqytet mbetet e rënduar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË