Alternativa – dega Kumanovë, ka mbajtur mbledhjen e radhës së kryesisë lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale.
Me vota unanime, Skender Osmani u zgjodh bartës liste i Alternativës në Kumanovë dhe i Koalicionit VLEN.
Gjithashtu, u emërua Orhan Kurtishi si shef i shtabit të këtij koalicioni, ndërsa Faruk Raimi si sekretar i shtabit të VLEN në Kumanovë.(INA)