Sokoli: Kosova është shumë më afër plejofit se Shqipëria

Picture of Ina Online
Ina Online

18/10/2025

Trajneri Bylbyl Sokoli ka vlerësuar se Kosova është shumë më afër për ta siguruar plejofin për kualifikim në Botërorin 2026 sesa Shqipëria. Sipas tij, “Dardanët” kanë gjasa edhe për vendin e parë, prandaj janë në avantazh krahasuar me Shqipërinë.

Në ndeshjet e nëntorit, Kosovës i duhet një pikë në ndeshjen në udhëtim ndaj Sllovenisë për ta siguruar plejofin. Teksa varësisht nga rezultati i ndeshjes Suedi – Zvicër, në ndeshjen e fundit ndaj helvetëve në Prishtinë mund të luajë për vendin e parë. Ndërsa Shqipërisë i duhet fitorja ndaj Andorrës dhe me shpresë që Serbia nuk e befason Anglinë në udhëtim për ta siguruar plejofin.

“Kosova është shumë më afër plejofit dhe kualifikimit – sepse ka gjasa edhe për vendin e parë. Ndërsa Shqipëria s’ka gjasa për vendin e parë”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Sa i përket Kosovës, Sokoli u shpreh se trajneri Franco Foda ka arritur ta konsolidojë skuadrën dhe ta kthejë në një ekip që di të fitojë edhe në ndeshje të vështira.

“Kosova ka një identitet të qartë loje. Foda ka krijuar një disiplinë taktike që nuk e kemi parë më herët. Edhe kur ekipi nuk dominon me topin, di si ta menaxhojë rezultatin. Kjo është arsyeja pse sot jemi shumë më afër suksesit se më parë”, ka shtuar Sokoli.

TË FUNDIT

MPB: Një vajzë 22-vjeçare ka raportuar se është fotografuar pa pëlqimin e saj deri sa po bënte dush në një konvikt në Shkup

Në Tetovë votojnë 62 të burgosur dhe 99 të sëmurë, janë shpërndarë të gjithë materialet e nevojshme

Komisioni mblidhet më 20 tetor, intervistat për gjykatësin e ri në Strasburg do të zhvillohen në prani të vëzhguesve

Ministria e Kulturës: Zgjidhet kontraktuesi për rindërtimin e Sallës Universale në Shkup

Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim

Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË