Sondazhi i ri: Ja si qëndrojnë partitë politike në Maqedoni

Picture of INA
INA

27/09/2025

VMRO-DPMNE e para dhe Aleanca Kombëtare për Integrim e dyta. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të agjencisë Market Vision, agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në, ndërsa shihet se VLEN do të humbasë nga BDI me rezultat 2.5:1 në zgjedhjet e 19 tetorit. Anketa po ashtu tregon se pas zgjedhjeve, koalicioni i BDI-së do të jetë forca e dytë më e madhe politike, shkruan gazeta KOHA.

Konkretisht, në pyetjen se “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 22.9% e të anketuarve kanë thënë për për VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë 5.9% mbështetje, BDI 6.0%, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela) 0.7%, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) 1.2%, Levica 3.3%, ZNAM-i 1.8%, VLEN – Alternativa 1.4%, VLEN – Lëvizja Demokratike 1.6%, VLEN – BESA 1.6%…

I madh është numri i atyre kanë thënë se nuk do të dalin në votime (12.4%) dhe atyre nëse do të votojnë apo jo (23.0%).

Sondazhi ka treguar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, rezulton të ketë përqindjen më të lartë të besimit mes qytetarëve, por mbi 40 për qind e të anketuarve thonë se nuk u besojnë asnjë lideri politik.

I dyti me besueshmëri dhe mbështetje renditet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me 6.3%, duke lënë pas edhe Venko Filipçen e LSDM-së me 4.8% mbështetje.
Dimitar Apasiev i Levicës ka marrë mbështetje 3.2%, Maksim Dimitrievski (ZNAM) 2.2%, Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) 2.1%, Bilall Kasami (BESA) 1.8%, Afrim Gashi (Alternativa) 1.1%, Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët) 1.1%, si dhe liderë të tjerë 2.2%.

Ndryshe, anketën kanë nis ta shpërndajnë edhe zyrtarë të lartë të VMRO-së, si për shembull, Nikolla Micevski, koordinatori i Grupit parlamentar i VMRO-së.

TË FUNDIT

PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA

Sondazhi i ri: Ja si qëndrojnë partitë politike në Maqedoni

Bilall Kasami e Bajram Rexhepi, bashkë në kafe!

Taravari: Omer Ajdini ishte i gatshëm të kandidoj edhe me koalicionin me BDI, por ja çka thotë Ajdini

Presidentja Osmani pas takimit me Trump: Kosova gjithmonë në krah të SHBA-së

Sllovakia ndryshon kushtetutën, njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË