Sot nisi viti i ri shkollor 2025/2026, rreth 245 mijë nxënës i kthehen bankave shkollore

Picture of Ina Online
Ina Online

01/09/2025

Sot, me tingullin e këmbanës shkollore, fillon viti i ri shkollor 2025/2026 për rreth 245.000 nxënës në të gjithë vendin – përkatësisht 177.800 në arsimin fillor dhe 67.200 në arsimin e mesëm. Sipas të dhënave të dërguara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, janë regjistruar 17.250 nxënës të klasës së parë dhe 17.230 nxënës të vitit të parë në shkollat e mesme, por këto shifra ende nuk janë përfundimtare pasi disa shkolla vazhdojnë të dorëzojnë të dhënat.

Mësimi do të zgjasë deri më 10 qershor, me përjashtim të maturantëve, për të cilët orët e rregullta do të përfundojnë më 15 maj.

Për të gjithë nxënësit janë siguruar tekste shkollore, dhe për herë të parë pas shtatë vitesh janë përgatitur edhe tekste për gjuhët e huaja. Po ashtu, inteligjenca artificiale do të integrohet në procesin mësimor, dhe asistentë arsimorë do të angazhohen edhe në shkollat e mesme, për herë të parë.

Përmirësime në shkolla dhe më shumë ndihmë për përfshirje

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë një konference për shtyp të mbajtur dje, informoi se në shumë shkolla janë përmirësuar kushtet për mësim dhe se përfshirja është rritur përmes angazhimit të më shumë asistentëve arsimorë – jo vetëm në arsimin fillor, por për herë të parë edhe në atë të mesëm.

“Kjo është viti i dytë radhazi që viti shkollor nis me tekste të siguruara për të gjithë nxënësit. Ka tekste tërësisht të reja për klasën e shtatë në arsimin fillor dhe për vitin e parë në gjimnaze, për shkak të zbatimit të programeve të reja mësimore, dhe dua të theksoj se ky proces i përditësimit të përmbajtjeve mësimore do të ketë vazhdimësi. Për herë të parë pas shtatë vitesh, nxënësit do të marrin tekste për gjuhët e huaja – anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht,” – deklaroi Janevska, duke theksuar se mbi 90% e tirazhit tashmë është shpërndarë.

Risi: Ditar elektronik dhe inteligjencë artificiale në arsim

Nga ky vit shkollor do të vihet në funksion një ditar elektronik i ri, me performanca dukshëm më të mira se versioni i mëparshëm. Mësimdhënësit do të mund të qasen dhe të përditësojnë të dhënat në çdo moment.

Gjithashtu, inteligjenca artificiale do të përfshihet në procesin arsimor. Është përgatitur një manual gjithëpërfshirës për edukimin e mësimdhënësve dhe nxënësve mbi përdorimin etik dhe efikas të këtyre mjeteve teknologjike në funksion të edukimit.

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË