U luajtën mbrëmjen e sotme disa prej ndeshjeve të vlefshme për fazën e grupeve të eliminatoreve të Botërorit 2026.
Spanja shkëlqen në Turqi, duke fituar me rezultatin tenistik 6-0. Edhe Belgjika fiton me të njëjtin rezultat në shtëpi me Kazakistanin.
Gjermania, e cila vinte pas humbjes 2-0 në Sllovaki, merr fitoren e parë në grup, duke mposhtur 3-1 Irlandën e Veriut në fushën e vet.
Sllovakia arrin fitoren e dytë, teksa i mjaftoi një gol në transfertën e Luksemburgut.
Maqedonia e Veriut ka hedhur kandidaturën e fortë që të jetë deri në fund pretendente kryesore për kualifikimin direkt në Kupën e Botës në Grupin J. “Fqinjët” kanë mundur me shifrat 5-0 në shtëpi Lihtenshtejnin dhe kanë marrë kreun e grupit në kuotën e 11 pikëve pas 5 ndeshjeve të luajtura, duke u siguruar që të mbajnë këtë pozicion të paktën deri në ndeshjet e tetorit.
Elmas në pjesën e parë i dha avantazhin Maqedonisë së Veriut dhe më pjesën e dytë më pas erdhi goleada, me Bardhin, Çurlinov, Qamilin dhe Stankovskin të cilët thelluan diferencën dhe vulosën suksesin 5-0.
Ndërkohë, Holanda ka shmangur surprizën e pakëndshme në Lituani ndaj vendasve, duke fituar me shifrat 3-2. Holandezët kryesonin 2-0 me golat e Depay dhe Timber, por brenda pak minutash vendasit i barazuan me Gineitis dhe Girdvainis.