Suat Saqipi do të jetë zëvendësdrejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza

Picture of Ina Online
Ina Online

16/07/2024

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e radhës pritet që të emëroj drejtorët e parë në disa drejtori, agjenci dhe inspektorate.

Ndër emrat e përzgjedhur është edhe Suat Saqipi, koordinator për komunën e Studeniçanit dhe anëtar i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët të prirë nga Arben Taravari.

Suat Saqipi është i diplomuar për gazetari në Universitetin e Tiranës, i specializuar për diplomaci në Akademinë Diplomatike të Shqipërisë. Gjatë studimeve ka qenë sekretar i Lidhjes Studentore “Dardania”. Banesa e tij si studentë ishte edhe një nga vendstrehimet e para të shumë vullnetarëve të UÇK-së. Po ashtu ishte bashkëpunëtor i afërt i udhëheqësit të lëvizjes së Dhjetorit dhe PD-së, Azem Hajdari.

Pas studimeve ka një përvojë të pasur në disa media vendore dhe të rajonit.

Gjatë 2001 ishte një nga gazetarët e rrallë që raportoi nga zonat e luftës së UÇK-së, që më pas u përjashtuar nga Radio Televizioni i Maqedonisë, gjegjësisht më 3 maj.

Më pas njihet si një ndër themeluesit dhe ish-drejtues i agjencisë së lajmeve INA, ndërsa viteve të fundit i larguar nga mediat ishte këshilltar në kuadër të stafit të komunës së Studeniçanit në Shkup. Ai njihet edhe për aktivitete humanitare në luftën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe krizën e fundit me refugjatët nga Lindja Mesme.(INA)

TË FUNDIT

Shkëlqimi dhe hijëzimi i Ali Ahmetit!

Miqësia përfundon tragjikisht: Prokuroria kërkon paraburgim për vrasjen në Dojran

Shqipëri-Kosovë, kalimi i kufirit pa kontrolle – procedura do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt 2026

Greqia ndër pesë vendet kryesore të BE-së për sa i përket varfërisë – 1 në 10 punëtorë në rrezik të menjëhershëm

ASHMAA: Nuk u gjetën shkelje të Kodit Zgjedhor nga transmetuesit

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË