(Rituali i Dështimit Kolektiv)
Dje Albin Kurti tentoi të bëjë qeverinë.
Pa sukses.
Askush nuk pranon të bashkëpunojë me të. Pse?
1. Ambasadorët e QUINT: kujdesen që askush të mos bashkëpunojë me Albin Kurtin.
2. Opozita: sepse i ka bërë të ndjehen inferiorë.
3. Arsyeja e tretë: Sekret.
Po, kush dështoi më shumë?
– A jeni gati të më lexoni të gjithë… edhe ata që do të donin të mos kisha ekzistuar?!
1: “Memli: Mjeshtri i Dështimit Strategjik”
(VV vs PDK)
Albini: Mirë. Do ta votoni qeverinë time?
Memli: Kurrë. Kurrë, o burrë!
Nuk ka ofertë, nuk ka diskutim, nuk ka asgjë.
Albini: Por… nuk kemi folur ende për ndonjë ofertë?
Memli: Asnjë ofertë nuk ekziston. Edhe sikur të ekzistonte: Jo!
Albini: Po pse?
Memli: Nuk na duhet ndihma jote për të dështuar! Dështojmë vetë ne.
Situatë qesharake:
Memli mbante një tabelë me shenja Po / Jo / Nuk ekziston, dhe e çonte lart sa herë që Albini fliste. Albini përpiqej të gjente përgjigjen e duhur, por tabela gjithmonë e mashtronte.
2: “Lumiri: ‘Arkitekti i Refuzimit’
(VV vs LDK)
Albini: Ne jemi të gatshëm për dialog.
Lumiri: Po mirë, çfarë dialogu?
Albini: Dialog ku të gjithë na japin vota pa kushte.
Lumiri: Jo…Jo pa e lexuar librin tim të rregullave… që ende nuk e kam shkruar.
Situatë qesharake:
Lumiri mbante një libër të trashë me titull “Si të mos bashkëpunosh kurrë”.
Libri ishte i trashë… por kishte vetëm një faqe ku shkruante: “Jo.”
3: “Sekreti i Mullirit të
Braktisur”
(VV vs AAK)
Albini: Ramush, mund të bashkëpunojmë?
Ramushi: Jo! Asnjëherë. Kurrë.
Albini: …po nuk të kam ofruar asnjë ofertë!
Ramushi: E di! Prandaj e refuzoj paraprakisht!
Albini: Po mirë, çfarë dëshiron?
Ramushi: Nëse nuk më dëgjoni, të paktën mos më pengoni!
Dëshiroj që të mos ekzistosh, ose të dukesh sikur nuk ekziston.
Situatë qesharake: Ramushi rrëshqet mbi tapetin e parlamentit, ndërsa Albini përpiqej ta kapte para se të binte.
4: “Tri Votat e Shenjta”
(VV vs NISMA)
Albini: Fatmir, a po vjen me neve në qeveri?
Fatmiri: Ne po presim numërimin e votave.
Albini: Po veç 3 vota i keni!
Fatmiri: Pikërisht, dhe të trija janë shumë të çmuara. Me to mund të bëjmë revolucion.
Albini: Për çka?
Fatmiri: Për motivim moral! Pa neve nuk ka shumicë… morali!
Situatë qesharake: Limaj në mesin e dy deputeteve bjonde dukej si agjendi 003, numëronte votat si medalje dhe ia tregonte Albinit.
5: “Nikad, ćak ni tad!”
(VV vs Lista Serbe)
Albini: Mirë, si Lista Serbe, çka thoni ju?
Lista Serbe: Nuk flasim me ty.
Albini: A mund të përgjigjeni… apo nuk keni marrë mesazh nga Beogradi?
Lista Serbe: Mendimi ynë është se s’kemi mendim.
Albini: Pse jeni kundër meje, e jo edhe kundër opozitës?
Lista Serbe: Sepse ne jemi ekstremisht kundër çdo bashkëpunimi me ty!
Situatë qesharake: Lista Serbe e shikon Kurtin si “armik suprem” politik dhe përdor një glob të madh si sistem referimi strategjik.
6: “Kush Është Fituesi?”
– Opozita që nuk bashkëpunoi?
– Albini që ndoshta nuk deshi të kishte ndonjë partner?
– Populli që shkon sërish në votime?
Fitues: Humbësi.
Humbësit: Të gjithë, sepse duan të dështojnë më bukur se njëri-tjetri.
7: “Ambasadorët e QUINT në Zyrën e Regjisë”!
Ambasadorët e QUINT:
– Mos u shqetësoni!
Ne jemi këtu të sigurohemi që askush të mos bashkëpunojë me askënd.
Sepse… demokracia!
– Albini: E kush ka më shumë vota?
– Ambasadorët: Ne jemi këtu për balancë. Që mos të duket sikur dikush po fiton shumë… edhe kur fiton.
– Albini: Po unë prapë do t’i fitoj zgjedhjet!
– Ambasadorët: Po pra! Ky është skenari.
Monologu Final i Albin Kurtit
(Dritat skuqen, muzika dramatike ndizet… Albini del para publikut duke buzëqeshur)
Albini:
Popull i dashur!
Unë desha qeveri.
Desha aleatë.
Desha bashkëpunim… në letër.
Dhe vetëm nëse i zgjedh unë.
Unë jam njeriu më i refuzuar në vend…
dhe prapë më i votuari!
Shikoni ata:
Secili thotë “jo Albinit”
derisa vjen dita e zgjedhjeve,
pastaj… ju thoni “po Albinit”.
E unë?
Unë jam i juaji.
Më pyesin: A ke dështuar?
Jo, kurrë.
Çdo “jo” që marr më afron më pranë “po”-s që do të vijë.
Unë nuk jam i vetmuar, kam gjithë popullin që më sheh.
Sot nuk e bëra qeverinë.
Por nesër do t’ma jepni ju.
Se në këtë vend, edhe kur s’ka qeveri, ka Albin.
(Buzëqesh dhe mbyll dritën me telekomandë…)
P.S.
Nëse ndjeni se kam pak tension…
mos u shqetësoni.
Një komandant gojëmadh po më ndjek… në Facebook 😒