Të rinjtë në Luginën e Preshevës marrin ftesa për rekrutim në ushtrinë serbe, familjet në ankth, thirrje për të parandaluar këtë fushatë

Picture of ina-online
ina-online

17/10/2024

Një familje shqiptare në komunën e Preshevës përjetoi një situatë të pazakontë dhe shqetësuese.

Një polic serb trokiti në derën e tyre në orët e vona të natës, duke dorëzuar personalisht një ftesë për rekrutimin e djalit të tyre të vetëm në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Serbisë, njofton INA.

Përmes një letre zyrtare, familja mësoi se djali i tyre duhet të paraqitet për rekrutim, si pjesë e planeve të reja të qeverisë serbe për të rifutur këtë sistem.

”Është shqetësuese kjo që duan djalin të na marrin në atë ushtri, derisa ai është student. Apelojmë që kjo të parandalohet, sepse dihen rrethanat tona se ku gjendemi. I bëj thirrje pushteteve komunale, por edhe Qeverive në Tiranë e Prishtinë bashkë me faktorin ndërkombëtar të ndërhyjnë në parandalimin e kësaj të keqe”, thotë për INA, një prind i shqetësuar.

Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë shqiptarët e  zonës, të cilët prej kohësh ndihen të përjashtuar nga strukturat shtetërore dhe me tensione të vazhdueshme me qeverinë e Beogradit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë veçanërisht të shqetësuar për rekrutimin e të rinjve të tyre në ushtrinë serbe, duke e parë këtë si një përpjekje për presion dhe kontroll të mëtejshëm mbi komunitetin e tyre.

Pushtet komunale dhe partitë politike në këto komuna nuk kanë ngritur zërin për këtë situatë shqetësuese.

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, u njoftua nga presidenti Aleksandar Vuçiç në shtator 2024.

Ndërsa shërbimi i detyrueshëm është planifikuar të zgjasë 75 ditë, shqetësimet kryesore lidhen me përfshirjen e të rinjve shqiptarë në një ushtri që mund të shihet si mjet presioni mbi komunitetin e tyre.

Kjo masë e re, që ende kërkon miratimin e parlamentit serb, vjen në një kohë kur Serbia po rrit gatishmërinë ushtarake dhe tensionet me Kosovën mbeten të larta.(INA)

TË FUNDIT
52 minuta
Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni, ja për sa…?
3 orë
Të rinjtë në Luginën e Preshevës marrin ftesa për rekrutim në ushtrinë serbe, familjet në ankth, thirrje për të parandaluar këtë fushatë
4 orë
“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare
4 orë
Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i viktimave
5 orë
Harris: Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit

ME TE LEXUARA

23 orë
Operacioni policor “Vendkalimi”, ndalohen 15 doganierë, ryshfet prej 50.000 euro
1 ditë
Sa shqiptarë jetojnë në Mal të Zi, shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë
21 orë
Sela a do dal nga Fronti Evropian, ja si përgjigjet?
1 ditë
Von der Leyen letër liderëve të BE-së: Duhet të gjejmë rrugë të mundshme për kthimin e emigrantëve, të ngjashme me marrëveshjen Itali-Shqipëri
21 orë
Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë
1 ditë
Një delegacion i forcave të armatosura të Turqisë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Shefi i NATO-s, Rutte: Gjendja e sigurisë në Ballkan e brishtë, dy shtetet më keq
1 ditë
Lideri i LSDM-së, Filipçe kundër themelimit të Akademisë shqiptare

LEXO MË SHUMË

cigare-750x430

Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni, ja për sa…?

IMG_9365

Të rinjtë në Luginën e Preshevës marrin ftesa për rekrutim në ushtrinë serbe, familjet në ankth, thirrje për të parandaluar këtë fushatë

Qeveria e Maqedonise

“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare

Policia

Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i viktimave

Kamala Harris 2

Harris: Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit

bregdeti

Media australiane “Escape”: Udhëtim në Rivierën Shqiptare verbuese, qytetet e lashta dhe peizazhet spektakolare

Mark Rutte

Shefi i NATO-s, Rutte: Gjendja e sigurisë në Ballkan e brishtë, dy shtetet më keq

IMG_9334

Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë

Ziadin Sela

Sela a do dal nga Fronti Evropian, ja si përgjigjet?

INFO

NA NDIQ