Tetë shqiptarë arrestohen në Belgjikë për vrasjen e kryeprokurorit të Brukselit

Picture of INA
INA

19/11/2025

Tetë persona që dyshohet se i përkasin një grupi kriminal shqiptar që vepron në Belgjikë janë arrestuar si pjesë e një atentati të mundshëm për të vrarë kryeprokurorin e Brukselit, Zhulien Moinil. Lajmi është bërë i ditur nga mediat belge, të cilat raportuan gjithashtu se që në orët e para të mëngjesit policia ka kryer 18 kontrolle në shtëpi në Bruksel dhe Leuven.

“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent penal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafies kriminale shqiptare”, tha të martën departamenti i prokurorit të shtetit belg.

Të arrestuarit po merren në pyetje nga hetuesit dhe më pas do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse ata do të mbahen në paraburgim apo do të hetohen të lirë. Hetimet për këtë rast nisën që në korrik, kur policia mori informacion për një komplot të mundshëm për të kryer atentat ndaj prokurorit Moinil. Për shkak të seriozitetit të çështjes, niveli i kërcënimit ndaj tij u ngrit menjëherë në nivelin 4, shkalla më e lartë e rrezikut, ndërsa u vendosën masa të shtuara sigurie. Julien Moinil nuk është hera e parë që ai përballet me kërcënime serioze.

Ai është vënë disa herë nën mbrojtje për shkak të çështjeve të rrezikshme që ka trajtuar, përfshirë një skemë mashtrimi me makina, ku sipas mediave belge, brenda mjedisit shqiptar kishte plane për ta vrarë dhe për kokën e tij ishte vendosur një shumë prej një milion eurosh.

TË FUNDIT

Incident ekologjik në Gazi Babë të Shkupit, identifikohet kompania që derdhi substancë të bardhë në rrugë

Zekolli-Shaqiri kërkon drejtësi për bashkëshortin e ndjerë: Kërkoj apel të vendimit

MF: Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin për TVSH-në

Ali Ahmeti takon sot veteranët – A po vjen protesta në Shkup për çlirimtarët?

Mbështetje financiare për bujqësinë: Hapet thirrja për pagesa direkte shtesë

Shtetasi serb dëshiroi të nxirrte 94 mijë euro nga Maqedonia, ndalohet në Tabanoc

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË