Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

Picture of INA
INA

04/11/2025

Kanalizime fekale dhe atmosferike, pastrimi i rrugëve nga makinat që zënë trotuarin, larja e rrugëve, por edhe infrastrukturë më e mirë. Këto janë kërkesat që banorët ditën e votimit ia drejtuan kryetarit të komunës së Tetovës.

“Pritjet nga kryetari janë të jetë më i afërt për qytetarët. Ne ende bisedojmë për kanalizim ujë e gjëra tjera, pra duhet të jetë menaxher si duhet”, tha një banor.

“Rregullimin e parkingjeve, trotuaret të lirohen se i vene veturat në trotuar e qytetarët s`kanë ku ecin”, u shpreh një banor.

“Cisternë për pastrim të rrugëve, pa cisternë asgjë nuk bëjmë”, tha një tjetër banor.

Kreu i Tetovës Bilall Kasami, mandati i të cilit po vazhdon, thotë se ka dëgjuar madje me vëmendje kërkesat e banorëve, ndërsa në ditët e para fokusin kryesor e ka vënë tek kanalizim fekal, problem ky disa dekadash i qytetit të Tetovës.

“Sigurisht që kemi dëgjuar kërkesat e banorëve dhe i kemi pasur parasysh problemet që jemi ballafaquar katër vite dhe vazhdojmë të ballafaqohemi që nga dita e parë e mandatit të dytë. Për momentin vazhdon me intensitet të shtuar ndërtimi i katër kolektorëve apo kanalizimeve atmosferike, me çka përfundimisht do zgjidhim problemin me ujërat atmosferike në qytet. Dhe brenda muajit vazhdoj me përzgjedhjen e kompanive për realizimin e projektit të madh të ujërave të zeza dhe impiantit apo filtër stacionit në fshatin Falishtë”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami tha se në bashkëpunim me SPB-në po punojnë në zgjidhjen e problemit tjetër që i shqetëson banorët, ai është bllokimi i trotuareve.

“Tanimë policia veç më ka vënë kamera sigurie në disa pika kritike dhe do ketë edhe makinë të policisë që do lëviz me kamera në rrugët e qytetit dhe gjithë shkelësit do të dënohen në bazë të Ligjit dhe procedurave me çka besoj se do zgjidhim pjesën më të madhe të problemit të uzurpimit të trotuareve dhe rrugëve”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Ndërkohë nga sot në Tetovë ka vazhduar asfaltimi i rrugëve që mbetën në gjysmë si pasojë e zgjedhjeve. Punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë brenda muajit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Haqim Ramadani kërkon takim me Edi Ramën dhe Albin Kurtin

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Kallas e fut Kosovën tek vendet për të cilat BE ka vlerësim të përzier

Ashtu siç ka paralajmëruar Mexhiti, pasardhës i tij si zv/kryeministër do të jetë Bekim Sali (VIDEO)

“Kushti për bullgarët në Kushtetutë, gjyqësori dhe korrupsioni”, pikat e forta të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

“Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

ME TE LEXUARA

1

"Kushti për bullgarët në Kushtetutë, gjyqësori dhe korrupsioni", pikat e forta të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË