Thaçi mes mitit dhe realitetit politik

Picture of INA
INA

16/09/2025

Dëshmia e James Rubin në Hagë e zhveshi nga iluzionet një pjesë të politikës sonë. Thaçi nuk paska qenë “lideri i çlirimit”, por vetëm një zëdhënës pa autoritet. Kjo na detyron të pyesim: po a ishte udhëheqës apo jo? Sepse nuk mund të çlirosh një vend si “kreu i UÇK-së” dhe njëkohësisht të mos kesh qenë askush.

Rubin, i cili gjatë luftës ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, e përshkroi Thaçin si një figurë pa kompetenca vendimmarrëse. Sipas tij, Thaçi nuk diktonte kushte, nuk vendoste për fatin e bisedimeve, por thjesht përcillte mesazhe nga komandantët në terren. Ky realitet bie ndesh me narrativën e ndërtuar pas luftës: Thaçi si “kryetar politik i UÇK-së”, si njeriu që udhëhiqte diplomacinë dhe që simbolizonte çlirimin.

Aktivisti Rron Gjinovci këtë kontradiktë e shprehu me një fjali të thjeshtë e të saktë:
“Po a u kon a s’u kon, përcaktohnu, a na ka çliru çlirimtari a jo? S’munësh edhe me na çliru si kreu i luftës edhe mos me kon kërkushi.”

Duhet thënë hapur: kjo që Rubin dëshmoi sot, “Bota sot” e ka thënë qysh nga koha e luftës, kur askush nuk guxonte as t’ia përmendte emrin për keq Thaçit. Shumëkush e ka ditur të vërtetën, por pak kush ka pasur guximin ta thotë. Dallimi është se tani kjo e vërtetë po dëshmohet në një gjykatë ndërkombëtare.

Për më shumë se dy dekada, propaganda politike e ka ushqyer opinionin publik me mite të fryra, duke e ngritur Thaçin në piedestal si figurë të pazëvendësueshme. Këto mite kanë shërbyer për pushtet dhe për karrierë, por jo për të vërtetën. Sot, dëshmitë në Hagë po i thyejnë këto mite një nga një dhe po nxjerrin në dritë se çlirimi i Kosovës nuk ishte vepër e një individi, por e një populli të tërë.

UÇK-ja nuk kishte nevojë për një “lider mitik”. Ajo kishte mijëra djem e vajza që lanë gjithçka për lirinë. Çlirimi nuk u soll nga një njeri, por nga një sakrificë kolektive e kombinuar me përkrahjen e miqve ndërkombëtarë.

Prandaj, është koha të mbyllet një kapitull i miteve politike dhe të hapet kapitulli i të vërtetës historike. Sepse vetëm e vërteta mbron dinjitetin e UÇK-së. E vërteta është detyrim moral për brezat që vijnë – që ata të mos ushqehen me legjenda, por të mësojnë me dinjitet historinë e çlirimit.

Nga: Redaksia “Bota sot”

TË FUNDIT

VLEN: Mbyllja e deponisë ilegale në Nikushtak – fund një epoke të turpit të BDI-së

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë

OSBE do t’i ndjek zgjedhjet me 274 vëzhgues

Vetëm për ty, Çairi im” – Mexhiti prezanton investimet që po ndryshojnë komunën

E akuzuar për spiunazh, nis në Prishtinë gjykimi i punonjëses serbe të OSBE-së

Shqipëria hap katër kapituj të tjerë të negociatave me BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË