Tiranë: Tre persona vdesin pasi një makinë bie nga një mbikalim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Mars, 2023

Tre të rinj kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Tiranë-Elbasan në Shqipëri. Automjeti që drejtohej nga 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, ka dalë nga rruga duke çarë barrierat mbrojtëse metalike dhe ka rënë nga mbikalimi. Së bashku me të udhëtonin dy vajza, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, të cilat kanë humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e së premtes.

Automjeti që drejtohej nga 20-vjeçari që po udhëtonte mbi një mbikalim në rrugën Tiranë-Elbasan, ra sipër një tjetër automjeti që po udhëtonte poshtë mbikalimit dhe për pasojë mbetën të plagosur tre personat që ndodheshin në të.

Policia e Tiranës bëri të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore. Gjithashtu policia theksoi se i riu kishte një vit që ishte pajisur me leje drejtimi dhe në pesë muajt e fundit kishte marrë pesë masa ndëshkimore nga policia rrugore, për parakalim të gabuar, shpejtësi të lartë, mosrespektim të sinjalistikës dhe përdorim të telefonit celular gjatë ngasjes së makinës.

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve në Shqipëri, Kodi Rrugor ka ndryshuar disa herë duke ashpërsuar masat për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Megjithatë ekspertët rrugorë kanë apeluar që masat të forcohen më shumë, duke ndryshuar sërish Kodin Rrugor.

Të dhënat e fundit për numrin e aksidenteve janë ato të muajit janar nga Instituti i Statistikave. Sipas këtyre të dhënave, në janar 2023 janë shënuar 84 aksidente nga të cilat 52 në Tiranë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

defender shqiperi

Përmbyllet “Defender Europe 2023” në Shqipëri,

Fredi Beleri

Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon MPJ greke: Kundër dispozitave të shtetit

berisha

Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

rama kovacevski

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

bajram-begaj

Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mund të pengojë marrëveshjen e Ohrit

INFO

NA NDIQ