Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë publike rezultatet finale të matjes së cilësisë së ajrit në Trubarevë në ditën e shpërthimit të zjarrit dhe një ditë më pas, ku tregojnë se është regjistruar tejkalim i konsiderueshëm i kufijve të lejuar të grimcave PM₁₀, respektivisht kanë dy fish më shumë se kufiri i lejuar. Gjithashtu ka pasur edhe prani të lartë të metaleve të rënda në ajër.
Rezultatet nga zjarri (13–14 shtator 2025):
• Grimca PM₁₀ kanë qenë 92,65 mikogramë që është mbi kufirin e lejuar prej 50 mikogramëve.
• Plumb ka qenë mbi 0.5 mikogramë se sa kufiri i lejuar
• Kadmium ka qenë mbi 5 nanogrmaë se sa kufiri i lejuar
• Arsen (mbi 6 nanogramë se sa kufiri I lejuar
“Pas zjarrit është regjistruar tejkalim i konsiderueshëm i kufijve të lejuar për PM₁₀, plumb, kadmium dhe arsen. Janë matur përqendrime të larta të grimcave dhe metaleve të rënda, por matjet aktuale tregojnë se gjendja e ajrit është stabilizuar dhe është brenda kufijve të lejuar”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.
Ndërkohë, analizat e Instituti i Shëndetit Publik të bëra disa ditë më parë kanë treguar se pas kontrolleve të kryera për radioaktivitetin në ujë dhe tokë si dhe mostrat për analiza të metaleve të rënda, është konstatuar se në zonën e prekur në Trubarevë nuk ka prani të materieve të dëmshme në tokë si dhe nuk ka prani të metaleve të rënda në ujë. Është vërejtur rritje vetëm e bakrit dhe zinkut, që sipas Institutit është në kuadër të normales.
Nga dita e shpërthimit të zjarrit në Trubarevë, disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Tokiskologjisë, madje ka pasur edhe të shtruar në klinikë. Në dy ditët e kaluara edhe shtatë pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa tani më nuk ka pacientë të shtruar në klinikë si pasojë e thithjes së tymit nga zjarri.