Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Fluturimit të Maqedonisë njofton se do të respektojë vendimin e Gjykatës Civile që ndalon grevën e paralajmëruar për të hënën, nga ora 10:00 deri në 15:00, e cila do të ndalonte të gjitha nisjet dhe uljet në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit dhe do të reduktonte shërbimin për fluturimet kalimtare me 50%.
Kryetari i kësaj Sindikate SPKFM-së, Aleksandar Tasevski, deklaroi se sindikata do të ankohen për vendimin, duke kërkuar rigjykim dhe do të paraqesin ankesë ndaj gjyqtares që e udhëhoqi çështjen. Ai shtoi se greva është vetëm e pezulluar, jo e anuluar, dhe sindikata do të vazhdojë aktivitetet për të arritur kërkesat e tyre.
Gjykata Civile vendosi se greva e paralajmëruar është në kundërshtim me ligjin, pasi nuk u ndoq procedura për zgjidhje paqësore të konflikteve kolektive dhe nuk buron nga një kërkesë konkrete lidhur me marrëdhënien e punës. Nga Sindikata thonë se se nuk kanë pasur ftesë paraprake për seancë dhe nuk u dha mundësia për të paraqitur mbrojtjen e tyre.
Tasevski theksoi se padia e M-NAV nuk është kërkesë për masë të përkohshme, por fillim i një procedure gjyqësore për të vendosur nëse greva është e drejtë ose jo.