Tre futbollistë të Besës së Sllupçanit përjashtohen përjetë pas incidentit me KF Aerodrom

Picture of Ina Online
Ina Online

30/10/2025

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim të ashpër pas një ngjarje siç thuhet të dhunshme që ndodhi në përfundim të ndeshjes mes KF Besa të Sllupçanit dhe KF Aerodromit nga Shkup, e zhvilluar në kuadër të javës së 8-të të Ligës së Tretë – Veri.

Sipas njoftimit zyrtar të Komisarit Disiplinor, janë dënuar me pezullim të përjetshëm futbollistët Orhan Demiri, Erdin Arifi dhe Behar Demiri, të cilët akuzohen për sulm fizik dhe tentativë linçimi ndaj një futbollisti kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes.

Ky është një nga rastet më të rënda disiplinore të regjistruara në ligat e ulëta të futbollit vendor. Vendimi ka ngjallur reagime të shumta, pasi masa e përjashtimit të përjetshëm konsiderohet e pazakontë dhe rrallë e zbatuar edhe në kampionate shumë më të tensionuara.

Federata ka theksuar se dhuna në futboll nuk do të tolerohet në asnjë formë, ndërsa KF Besa ka të drejtë ankese ndaj vendimit brenda afateve ligjore.(INA)

TË FUNDIT

Haradinaj: Nëse do opozita, deri nesër në ora 12:00 e bëjmë Qeverinë

Stojkovski-Diro: Kumanovën do ta zhvillojmë bashkë – pa dallime!

Zbulohet edhe një tjetër banor i Big Brother VIP Kosova 4? (FOTO)

Bëhuni gati për pajisjet dimërore, ja prej cilës datë duhet të posedoni?

Tre futbollistë të Besës së Sllupçanit përjashtohen përjetë pas incidentit me KF Aerodrom

EKSKLUZIVE: Dokumenti i rrallë i Hashim Thaçit del në dritë në Fakultetin Filozofik! (FOTO)

ME TE LEXUARA

1
Haradinaj: Nëse do opozita, deri nesër në ora 12:00 e bëjmë Qeverinë
1
Stojkovski-Diro: Kumanovën do ta zhvillojmë bashkë - pa dallime!
1
Zbulohet edhe një tjetër banor i Big Brother VIP Kosova 4? (FOTO)
1
Bëhuni gati për pajisjet dimërore, ja prej cilës datë duhet të posedoni?
1
Tre futbollistë të Besës së Sllupçanit përjashtohen përjetë pas incidentit me KF Aerodrom

LEXO MË SHUMË