Një sukses i madh për basketbollin turk, por edhe një krenari e veçantë për shqiptarët. Erxhan Osmani nga Tropoja e Shqipërisë, Cedi Osman nga Maqedonia e Veriut dhe Kenan Spahiu nga Kosova, kanë qenë vendimtarë në fitoren e Turqisë që e çoi në finalen e Kampionatit Europian të Basketbollit.
Turqia siguroi finalen pas një paraqitjeje spektakolare, ndërsa në ndeshjen e fundit të madhe do të përballet me Gjermaninë, në arenën e madhe sportive të Rigës.
Kjo është një ngjarje që ngjall emocione të dyfishta, pasi përveç suksesit të Turqisë, shihet edhe kontributi i drejtpërdrejtë i sportistëve me origjinë shqiptare në një prej skenave më prestigjioze të basketbollit europian. (INA)