Tripunovski paralajmëron masa të reja për fermerët e rinj dhe mbështetje për modernizim

Picture of INA
INA

29/08/2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, vazhdon me mbështetjen intensive për modernizimin e bujqësisë, duke vënë theks të veçantë edhe te fermerët e rinj.

“Si Ministri po punojmë në drejtim të modernizimit të bujqësisë, tashmë janë shpallur një sërë thirrjesh publike që nënkuptojnë stimulim për fermerët maqedonas. Përveç shpalljeve standarde dhe të rregullta të IPARD-it për blerje të mekanizimit, përmes programeve kombëtare shpallëm një seri thirrjesh publike”, theksoi ministri Cvetan Tripunovski, në një inztervistë për “Newsmax Balkans”

Siç njoftojnë nga MBPEU, ministri theksoi se një nga thirrjet më të rëndësishme është e ashtuquajtura masa 50-50, përmes së cilës Ministria bashkëfinancon blerjen e mekanizimit modern bujqësor.

“Thirrja e parë publike nga programet kombëtare që e shpallëm është në fushën e blerjes së mekanizimit, që mes fermerëve është e njohur si masa 50-50, ku bashkëfinancojmë blerjen e mekanizimit modern”, sqaroi ministri.

Përveç kësaj, janë realizuar edhe thirrje për mekanizim përcjellës, si dhe për blerje të sistemeve bashkëkohore për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga ndryshimet klimatike.

“Këtu do të doja të përmend edhe thirrjen publike për investime në blerje të pajisjeve për prodhim të ushqimit me prejardhje shtazore dhe jo-shtazore, që është dedikuar bizneseve të vogla familjare. Në këtë thirrje publike përfshihen edhe investimet për prodhim vere dhe pije alkoolike në shkallë më të vogël. Pra, përmes këtyre thirrjeve publike japim mjete financiare për blerje të pajisjeve dhe makinerive që do të sjellin modernizim dhe përmirësim të kapaciteteve ekzistuese”, theksoi ministri Tripunovski.

Ministri Tripunovski informoi se në thirrjen publike për fermerët e rinj kanë arritur gjithsej 254 aplikime, prej të cilave janë miratuar 117. Ai theksoi se kjo është vetëm një nga masat e realizuara deri më tani, ndërsa vitin e ardhshëm do të shpallen edhe programe të reja të destinuara për fermerët e rinj.

“Çelësi i së ardhmes në prodhimin bujqësor në Maqedoni, rajon dhe në botë është sjellja e energjisë së re, pra të rinjtë që do të fillojnë të merren me bujqësi”, theksoi Tripunovski.

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË