Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Picture of Ina Online
Ina Online

26/09/2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun e Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

“Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur nënshkroi një urdhër ekzekutiv.

Ai tha se pati një telefonatë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Rripin e Gazës.

“Nuk po e lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Mjaft më. Është koha të ndalet tani”, shtoi ai.

Presidenti amerikan gjithashtu përshëndeti përparimin dypalësh gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke paralajmëruar njoftime të ardhshme nga SHBA-ja dhe Turqia.

Trump tha se takimi ishte “shumë vendimtar në kaq shumë gjëra të ndryshme, gjëra që ne i donim, gjëra që ai donte dhe kjo ishte mirë”.

“Do ta njoftojmë këtë pak më vonë dhe ai do të bëjë një njoftim gjithashtu, por patëm një takim të shkëlqyer me Turqinë dhe presidentin e tyre shumë të respektuar”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Do të mbeteni vërtet të impresionuar kur të dëgjoni se çfarë ndodhi sot me presidentin Erdoğan të Turqisë. Mendoj se është shumë mirë për të dy vendet”, theksoi presidenti amerikan.

TË FUNDIT

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!

Arsenali në zi, ndërron jetë futbollisti në moshën 21-vjeçare (FOTO)

Bllokimi drejt BE-së, Mickoski dhe Filipçe në “luftë” me rezoluta

Kujdes nga sot, gjoba për kalim rrugësh duke folur në celular ose gjatë vozitjes së trotinetit

Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Europa League: Bologna mposhtet nga Aston Villa, Giroud vendos për Lille

ME TE LEXUARA

1
Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!
1
Arsenali në zi, ndërron jetë futbollisti në moshën 21-vjeçare (FOTO)
1
Bllokimi drejt BE-së, Mickoski dhe Filipçe në "luftë" me rezoluta
1
Kujdes nga sot, gjoba për kalim rrugësh duke folur në celular ose gjatë vozitjes së trotinetit
1
Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

LEXO MË SHUMË

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!

Foto: Ilustrim