Vritet me armë zjarri gjykatësi Astrit Kalaja gjatë seancës gjyqësore në Tiranë

Picture of INA
INA

06/10/2025

Gjykatësi Astrit Kalaja ka humbur jetën brenda godinës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, pasi është qëlluar me armë zjarri pasditen e të hënës, raporton A2 CNN.

Sipas asaj që mëson A2 CNN, autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

Autori i vrasjes është identifikuar si Gjon Shkëmbi. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit të rëndë është shtetasi Gjon Shkëmbi, vëllai i ish-kandidatit për deputet, Pal Shkëmbi.

Po ashtu mësohet se Shkëmbi ishte prej disa vitesh në gjyqe për çështje pronësie, por ende nuk dihet nëse vrasja ndodhi për shkak të këtyre gjyqeve pronësore, apo jo.

Nga ana tjetër, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ervis dhe Ragip Kurtaj, babë e bir, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, duke marrë trajtim mjekësor.

A2CNN publikon detaje

A2 CNN ka mësuar detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur pasditen e së hënës në ambientet e Gjykatës së Apelit ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja.

Mësohet se autori tashmë i identifikuar dhe i arrestuar, Elvis Shkëmbi, ka qëlluar tri herë mbi qytetarin. Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjetër, babë e bir. Njëri nga të cilët ka marrë një plumb në krah, tjetri një plumb poshtë brinjës.

Kalja ishte prej 12 vitesh gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në dhjetor 2019 ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vlerësimit, pas procesit të vetingut, shkruan A2 CNN.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, brenda ambienteve të gjykatës. Autori i dyshuar është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç. Sipas policisë, ky i fundit ka qëlluar në drejtim të gjykatësit dhe palës tjetër në proces, Rakip dhe Ervis Kurtajt, babë e bir, përkatësisht 65 dhe 45 vjeç.

“Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit”, tha policia.

Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë në gjykatë për të parë si është futur me armë autori, ndërsa po merren në pyetje edhe punonjësit e sigurisë të gjykatës. (A2 Televizion)

TË FUNDIT

Ursula von der Leyen javën e ardhshme për vizitë në Shkup

FISHTA DO TË FLISTE SANSKRITISHT SOT

Ekzekutimi i gjykatësit Kalaja, reagojnë Begaj dhe Rama: Duhet përgjigje ekstreme për agresorin

Trajneri i Serbisë me “dhimbje koke” para Shqipërisë, listë e gjatë mungesash

Lirohet nga paraburgimi njëri prej djemve të Valbona Selimllarit

MEPSO investon në lidhjen energjetike me Shqipërinë dhe Kosovën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË