Ujërat e zeza ende kalojnë përmes Haraçinës – Banorët ankohen për kundërmimin, autoritetet premtojnë zgjidhje

Picture of ina-online
ina-online

04/10/2024

-Tani përmendet ujin… 70 vjet nuk ka ujë… 70 vjet nuk ka kanalizim…
Zaev: Po ja po e ndërtojmë…

Këtë premtim ua dha banorëve të Haraçinës ish-kryeministri Zoran Zaev katër vite më parë, kur u filluan punimet për vendosjen e kanalizimit. Sot e asaj dite, ky kanalizim ende nuk është bërë. Siç njoftoi kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, aty ka përfunduar vetëm faza e parë, e faza tjetër është lënë pas dore. Megjithatë në Haraçinë është edhe një kanal tjetër i hapur, përmes së cilës kalojnë ujërat e zeza nga shumë zona, përfshirë zonën industriale në Ilinden, komunën e Gazi Babës dhe Petrovecit. Ky kanal kundërmon erë të rëndë dhe është i stërmbushur me mbeturina.

-Kjo ka mbetur. Nuk po punohet siç duhet, kuedi..
-A ju pengon era juve këtu?
-Po si nuk na pengon. Kjo është dashur që moti të rregullohet jo tani.
-A keni shpresë se do të rregullohet njëherë e përgjithmonë?
-Po për besë vështirë është me këtë popull, shumë vështirë është. I marrin paratë, ia nisin të punojnë, kur të shohësh pas dhjetë ditëve e lënë. Shkojnë tjetër kund dhe kthehen përsëri këtu.

-Shumë shumë erë e keqe. Me fëmijët kanë probleme, me asmë, me pleq…Kjo pengon shumë. Por Qeveria e ka lënë anësh komunën e Haraçinës dhe nuk po investon, nuk ka, zero.

E për këtë qëllim, sot mbikqyrje të punimeve kryen ministri i mjedisit, Izet Mexhiti dhe kryetari i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. Siç njoftoi Mexhiti, Ministria për këtë kanal ka ndarë 64 milionë denarë, mjete të parapara për pjesën e urës në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë, në gjatësi prej rreth 300 metra. Punimet parashihen të përfundojnë në qershor të vitit të ardhshëm.

“Besojmë se ky intervenim do të kontribuojë shumë në mbrojtjen e popullatës nga vërshimet dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës, veçanërisht për shkak se kanali që kalon nëpër komunën e Haraçinës ka pasur rrezik të lartë nga vërshimet. U konstatua se në të përfundonin sasi të konsiderueshme të mbetjeve nga shishet plastike dhe ambalazhe të tjera”, tha Izet Mexhiti.

Për këtë projekt, kryetari i Haraçinës Ridvan Ibrahimi, më tepër merita i dha ish ministrit të Ambientit Jetësor, Naser Nuredinit, që vinte nga radhët e BDI-së.

“Realisht punimet kanë filluar në fillim të vitit 2023 dhe Ministria e Ambientit siguroi mjetet e nevojshme. Ministri i atëhershëm Naser Nuredini ishte këmbëngulës për këtë projekt shumë të rëndësishëm për vendin tonë”, deklaroi Ridvan Ibrahimi.

Ibrahimi ankohet nga Qeveria se e kanë lënë pas dore Haraçinën dhe projekteve të tilla elementare, nuk u japin rëndësi si duhet.

“Nuk mundet një komunë siç është Haraçina që është periferi e kryeqytetit sot e kësaj dite të ballafaqohet me mungesë të ujit dhe mungesë të kanalizimit. Bëj thirrje urgjente që Qeveria të ndajë mjete për këtë se janë gjëra elementare. Nuk po kërkojmë ne këtu parqe e kuedi unë, ringishpill”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi kërkoi nga Mexhiti që zgjidhja më e mirë do të ishte që ky kanal i ujërave të zeza fundin ta ketë në stacionin filtrues që së fundmi ka filluar të ndërtohet në Trubarevë, e që nga Haraçina ka largësi ajrore prej vetëm pesë kilometrave.

TË FUNDIT
23 sekonda
Ministrja në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me pasaportë bullgare
22 minuta
Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!
31 minuta
Mbi 20 intervenime mbrëmë në shtëpitë e vërshuara në Tetovë
43 minuta
Përmbytjet në Bosnje, Ahmeti: Solidarizohem me popullin boshnjak
54 minuta
Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike

ME TE LEXUARA

20 orë
Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze
1 ditë
10 vjetori i Procesit të Berlinit: Ku është Maqedonia e Veriut?
23 sekonda
Ministrja në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me pasaportë bullgare
1 ditë
FOTO/ Konkurrencë ndaj “East Gate”? Çifliganec filloi ndërtimin e kompleksit te parkingu përballë
20 orë
Takimet e Gashit në Stamboll

LEXO MË SHUMË

Sanja-Bozinovska

Ministrja në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me pasaportë bullgare

pance toshovski tosovski toshkovski

Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!

vershime tetove

Mbi 20 intervenime mbrëmë në shtëpitë e vërshuara në Tetovë

ali ahmeti

Përmbytjet në Bosnje, Ahmeti: Solidarizohem me popullin boshnjak

foshnje bebe

Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike

klinika per femije shkup

Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë në Shkup, babai akuzon mjekët se neglizhuan rastin

mendime stres kompj

14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit

moti shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

policia financiare e Maqedonise

FOTO/ Ylber Imeri emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare

INFO

NA NDIQ