Ushqimet bazë, manipulimi me uljen e “gramazhës”!

Picture of INA
INA

16/10/2024

Përkundër intencës për respektimin e kufizimit të marzheve, është vërejtur se në disa markete po mungojnë produktet që mbulohen nga vendimi për uljen e marzhës. Gjithashtu nga Inspektorati i tregut kanë vërejtur se masa po manipulohet, duke ulur peshën e produkteve

Fisnik PASHOLLI/Koha.mk

Shkup, 16 nëntor – Masa qeveritare për kufizimin e marzheve në 10 për qind për 73 produkte themelore ushqimore në të ashtuquajturën shportë vjeshtore që nisi tre javë më parë do të përfundojë në fund të muajit tetor. Shporta e vjeshtës përfshin miell, bukë dhe produkte buke, makarona, oriz, vaj, mish viçi dhe pule, produkte qumështi, vezë, fruta dhe perime, kavanozat me ajvar, sheqer, kafe e bluar…Në raftet dhe frigoriferët ku qëndrojnë këto produkte, shitësit me pakicë vendosin etiketa me mbishkrimin “më pak harxhime, më shumë për ju”. Ajo pritej të ulë kostot e ushqimit mesatarisht me rreth 10 për qind.

Sipas paralajmërimeve, sipas shembullit të shportës së vjeshtës, do të bëhen shporta të Vitit të Ri, Ramazanit, Krishtlindjeve dhe Pashkëve. Mirëpo përkundër intencës për respektimin e saj, janë vërejtur raste në disa markete se mungojnë produktet që mbulohen nga vendimi. Prodhuesit, në vend të 10, vazhduan të punojnë me marzhe që i kalonin 30 për qind. Nga ana tjetër, nga Inspektorati i tregut kanë vërejtur se masa po manipulohej, duke ulur peshën e produkteve, në mënyrë që ato të mos mbuloheshin nga vendimi. Që nga 20 shtatori kur u miratua vendimi për kufizimin e marzhit në 10%, deri në fillimin e muajit tetor Inspektorati ka kryer mbi 500 kontrolle në mbi 73 kategori të produkteve dhe ka lëshuar mbi 30 urdhërpagesa për mospërputhje në vlerë prej mbi 4.3 milionë denarë. Kompetentët kanë prezantuar edhe disa produkte të qumështit, për të cilat theksojnë se janë me peshë të reduktuar dhe nuk janë të sasisë së njëjtë që konsumatorët kanë blerë para hyrjes në fuqi të masës, ku dallimi midis 1000 gramëve dhe një kilogrami është një kursim prej rreth 30 deri në 50 miligramë. Pra, gjithçka bëhet në çdo mënyrë për të përfituar më shumë.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, thotë se ligji nuk lejon gjoba më të mëdha për zinxhirët e mëdhenj të marketeve dhe kjo nuk mund të sjellë rend.

“Me gjithë presionet që po bëhen, ne do të vazhdojmë të punojmë dhe në fund të gjithë ata që kanë shkelur vendimin do të shpallen publikisht nga unë. Inspektorët janë në terren, por mendoj se gjobat nga 7 deri në 10 mijë euro janë të vogla duke pasur parasysh se bëhet fjalë për zinxhirë të mëdhenj tregjesh me fitime të larta. Para një viti kam kërkuar ndryshime në ligj që dënimet të jenë më rigoroze”, thekson drejtori i Inspektoratit Trajkovski.

Sipas tij, marketet e mëdha arrijnë të fitojnë edhe me vendimin për marzhe, ndaj është e paqartë pse tentojnë t’i anashkalojnë ligjet. “Ata janë dhjetë milionë euro fitime pavarësisht ngrirjeve dhe shkurtimeve. Nuk e di pse e bëjnë këtë kur do të kenë fitim”, thekson ai.

Lidhur me këtë masë, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, paraprakisht tha se nuk jep rezultate dhe nuk duhet të aplikohet në të ardhmen. Vendimi është kompleks dhe institucionet nuk kanë kapaçitet për të kontrolluar se kush e respekton. Ajo ishte e mbivotuar kur qeveria mori vendimin.

Përkundër kësaj, siç tha ajo e përkrah Ligjin për praktika të padrejta tregtare.

“Unë mendoj se ai do të rregullojë tregun më shumë se këto matematika që bëjmë ne. Akti i Praktikave të Padrejta të Tregtisë shqyrtohet dhe ndiqet shumë më lehtë për sa i përket asaj që përbën një ngrirje çmimi. Në të njëjtën kohë është në fuqi Ligji për tregti të padrejtë, i cili pritet t’i japë fund problemeve me çmimet. Por edhe ky dokument mashtrohet nga tregtarët”, shprehet ajo.

Bojan Stojanoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së ka komentuar kufizimin e marzheve për produktet dhe zhvillimet në tregje. Ai tha në një emision televiziv se ajo që po bëjnë tregjet është tejmase e paturpshme. “Ajo që po ndodh në dyqane është skandaloze. Kur sheh faturat doganore hyrëse, dhe kur sheh marzhet dhe fitimet në këto markete kjo është vërtet e padrejtë ndaj blerësve. Por nuk do të qëndrojmë vetëm në kualifikimet e kësaj sjellje . Do të ketë masa rigoroze, sepse kjo që po ndodh nuk është e drejtë”, tha Stojanoski

Ndërkohë, në muajt në vijim pritet që rend me çmimet të vendosë Ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili së fundmi hyri në fuqi. Edhe pse konsumatorët nuk preken drejtpërdrejt nga kjo, ata në mënyrë indirekte do të mbrohen. “Kjo nuk prej konsumatorët direkt, janë praktikat e padrejta tregtare që u imponohen vetë prodhuesve nga tregtarët. Ata janë furnizuesit e tyre. Konsumatorët do të mbrohen në mënyrë indirekte nga kjo. Indirekt, sepse do të ulin marzhet e atyre 2500 produkteve të furnizuara nga furnitorët”, thonë nga Organizata e Konsumatorëve.

Tregtarët kishin 6 muaj kohë për t’u përshtatur dhe për të lidhur kontrata të reja me prodhuesit dhe furnitorët, me të cilat, përveç një zbritjeje organike, tregtarët nuk do të lejohen më të ngarkojnë kosto shtesë për marketing, përfaqësim, si dhe për nxjerrjen në pah të një produkti të caktuar në raft. Është përgatitur një listë me mbi 2500 produkte, marzhi i të cilave nuk duhet të kalojë 10 për qind. Gjobat për mosbindje ndaj ligjit janë deri në 20 mijë euro. (koha.mk)

TË FUNDIT
31 minuta
Gostivari është komuna shqiptare me më shumë projekte të fituara nga “100 milionë euro për komunat”
45 minuta
Komuna e Gostivarit është komuna shqiptare me më shumë projekte të fituara nga “100 milionë euro për komunat”
46 minuta
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8
1 orë
Kadriu: Dy gjykatës shqiptarë dhe një turk votuam kundër shfuqizimit të balancuesit
2 orë
“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare

ME TE LEXUARA

21 orë
Rrëmbimi i Vanjës ishte organizuar mirë, kabllot e kamerës dhe lidhjet e radios të prera që të mos lihen dëshmi
1 ditë
Thirrja që VLEN-i ta braktisë qeverinë, Mexhiti: Ali Ahmeti s’doli nga qeveria as pas rastit Monstra e as pas Lagjes së trimave
3 orë
Aksion i madh antidrogë në Tetovë
23 orë
Filkov: Propozojmë që gjyqtarët të dalin në pension në moshën 67-vjeçare
19 orë
Sela a do dal nga Fronti Evropian, ja si përgjigjet?
1 ditë
Lideri i LSDM-së, Filipçe kundër themelimit të Akademisë shqiptare
3 orë
VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan probleme në çdo fushë, penguan vendin drejt BE-së

LEXO MË SHUMË

IMG_9367

Gostivari është komuna shqiptare me më shumë projekte të fituara nga “100 milionë euro për komunat”

valbon limani

Komuna e Gostivarit është komuna shqiptare me më shumë projekte të fituara nga “100 milionë euro për komunat”

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8

osman kadriu

Kadriu: Dy gjykatës shqiptarë dhe një turk votuam kundër shfuqizimit të balancuesit

Qeveria e Maqedonise

“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare

Aksidenti-600x360

Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i viktimave

policia shkup naten mpb

Aksion policor në Tetovë

taravari

Arif Selami zgjidhet kryetar i degës së ASH-së Tetovë

vmro

VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan probleme në çdo fushë, penguan vendin drejt BE-së

INFO

NA NDIQ