Vazhdon gjykimi për Onkologjia 2

Picture of INA
INA

19/09/2025

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin Onkologjia 2 i cili zhvillohet kundër ish drejtorit medicinal dhe ekonomik të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për punë të pandërgjegjshme dhe krim financiar.

Në seancën e kaluar dëshmoi një infermiere, e cila ishte përgjegjëse për spitalin ditor në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, derisa drejtor ishte Nino Vasev, e cila tha se ndonjëherë ka ndodhur që në klinikë të mos ketë ndonjë terapi, ndërsa pacientë të tjerë ta marrin, si dhe se ka pasur pacientë të cilëve u ishin ndryshuar terapitë e shënuara.

Gjykata në seancën e sotme do të duhet të deklarohet edhe për kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e ekspertes Elizabeta Damevska Jovanovska.

Gjykata Penale në qershor të këtij viti e miratoi akuzën kundër ish drejtorëve të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për keqpërdorime, mashtrim dhe përvetësim në shërbim prej vitit 2018 deri në vitin 2022.

Të akuzuarit Vasev dhe Nuhi mohojnë fajin dhe thonë se akuza kundër tyre është e pabazë dhe e montuar politikisht në bazë të ekspertizës ekonomike nga persona të cilët janë të inkriminuar.

Përveç Onkologjia 2, kundër Vasevit dhe tre mjekëve onkologë zhvillohet edhe një rast Onkologjia 1 për mjekim joadekuat të pacientëve. Vasevi dhe dy të akuzuarit Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të gjithë të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, para Gjykatës mohuan fajin, se e akuzuara e dytë Meri Peshevska e pranoi fajin, pas çka Gjykata e ndau procedurën kundër saj dhe duhet t’i shqiptojë aktgjykimin më 22 shtator.

TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Sela takohet me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci

Ibraimi: VLEN e dëshmoi veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

Osmani: Nga Çairi nis kthesa, Maqedonia shtet i barazisë e jo i përjashtimit

Serbia pritet të rikthejë shërbimin ushtarak, Gashiq: Gjenerata e parë në fillim të vitit 2026

Rezolutë e re amerikane për Maqedoninë e Veriut: Vlerësohet bashkëpunimi i URMV-së me strukturën ushtarake amerikane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË