Vdekja e 20-vjeçarit nga Tetova, policia ka arrestuar 6 persona

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2023

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot ka dhënë informacione shtesë mbi vdekjen e 20-vjeçarit nga Tearca e Tetovës, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë bëjnë të ditur se për rastin në fjalë janë arrestuar 6 persona.

“Dje (01 mars) në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë 20-vjeçari A.A. nga Tearca e Tetovës. Në një parking para një ndërtese banimi, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ku sipas raportit është gjetur pa shenja jete i ndjeri A.A. inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë. Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është kryer autopsia. Lidhur me këtë rast në ora 18.10 në rrugën e ,,Ilindenit në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat L.D.(23), J.S.(24), A.O.(25), A.O.(35) dhe P.A.(71), të gjithë nga Tetova nën dyshimin për përfshirje në “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimit të përdorimit të narkotikëve”. Gjithashtu me (02-mars) në ora 01:10, në rrugën “113”, lidhur me rastin është privuar nga liria edhe B.H.(19) nga Tetova. Të gjithë personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

TË FUNDIT

Rafuna: U largua nga kjo botë për një tjetër më të mirë inshaAllah

Qani Nesimi jep dorëheqje nga posti i Myftiut të Tetovës

Bebe Rexha surprizon me ndryshimin e ri të flokëve (FOTO)

I japin fund beqarisë në fshehtësi/ Mirlind Daku i dhuron unazën e martesës ish-banores së BBVK

Këngëtarja shqiptare provokon me bikini të kuqe në fund të verës (FOTO)

Bullizmi, shkollat që nuk edukojnë dhe shoqëria që hesht!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË