Vdiq Janusz Bugajski, eksperti i njohur i çështjeve ndërkombëtare

Picture of Ina Online
Ina Online

18/10/2025

Është ndarë nga jeta analisti i shquar amerikan me origjinë polake, Janusz Bugajski, një nga zërat më të respektuar në analizat mbi Evropën Lindore dhe Ballkanin. Bugajski ishte një njohës i thellë i çështjeve euroatlantike dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai bashkëpunoi ngushtë me institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe ishte një analist i rregullt në Zërin e Amerikës (VOA) dhe herë pas here i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku kontributet e tij u vlerësuan lart për qartësinë, profesionalizmin dhe qëndrimet parimore.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka ndarë me publikun analisti i njohur dhe ish-drejtori i Zërit të Amerikës për Evropën dhe Euroazinë, Elez Biberaj.

“U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe njohjet e tij ishin vazhdimisht të qarta, parimore dhe thellësisht të informuara”, ka shkruar Biberaj.

Ndër vite, thotë ai ka punuar bashku në shumë projekte, sidomos në punët e Ballkanit.

“Erdha për të admiruar jo vetëm intelektin, por edhe integritetin, zgjuarsinë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që mbante të dashur. Mungesën e tij do ta ndjejmë thellë të gjithë ne që patëm privilegjin ta njohim dhe të punojmë me të. Do të më mungojë tmerrësisht. U prehsh në paqe, Janusz”, ka shkruar Bibraj.

Kujtojmë se Janusz Bugajski ka qenë autor i një sërë librash dhe analizash mbi politikën ndërkombëtare, me fokus të veçantë në zhvillimet në Ballkan, NATO dhe marrëdhëniet transatlantike. Ai njihej si një zë i fortë në mbrojtje të pavarësisë dhe stabilitetit të vendeve të rajonit.

Bugajski lindi më 23 shtator 1954, në Nantwich, Cheshire, Angli. Ai është një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, D.C, i cili sherbete gjithashtu si prezantues i emisioneve televizive “Bugajski Hour” që transmetohej në Ballkan përfshirë RTK-në. Më parë, ai mbajti pozicionin e bashkëpunëtorit të lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA)[1] në Uashington, D.C., dhe shërbeu si drejtor i Programit të Demokracisë së Re Evropiane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Bugajski ka shërbyer si konsulent për çështjet e Evropës Lindore për organizata dhe agjenci të ndryshme qeveritare të SHBA-së, duke përfshirë Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Institutin e Sindikatave të Lira (AFL-CIO), Bordin Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX) dhe televizionin BBC në Londër.

TË FUNDIT

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në komuna, në shumicën prej tyre konfirmohen balotazhet

KSHZ refuzoi shtatë dhe pranoi tre ankesa për të drejtën personale të votimit

Shekerinska: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë

“Ndoshta do të shkoj në Kosovë si tifoz për ta shikuar ndeshjen”, Xherdan Shaqiri konfirmon se nuk kthehet te Zvicra

Dyshime për ryshfet në zgjedhje, policia i sekuestron 120 mijë denarë një personi në Çashkë

Dy shqiptarë kandidatë për Gjykatën Evropiane në Strasburg

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË