Veliaj, falënderime për votën/ “Votat për kryetarin, njësoj me votat për PS”

INA
INA

25/05/2023

Kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon me turin e falenderimeve për fitoren e zgjedhjeve të 14 majit. Këtë herë u ndaj në njesinë nr.7.

“Faleminderit është fjala më e bukur shqipe sepse do të thotë se i falesh nderit të dikujt që pati mirësinë të japë nga koha dhe jeta e tij për këtë fitore. Një faleminderit meritojnë edhe ata që ende punojnë për të shtruar rrugët me asfalt, për t’i ndriçuar ato, sepse ne kemi një super kapiten dhe një super skuadër, por ne fitojmë sepse punojmë përditë. Ky është sekreti i fitores sonë” , tha Veliaj.

Fitorja e Partisë Socialiste në Tiranë sipas Veliajt erdhi falë punës së përditshme dhe kjo fitore tregoi se qytetarët duan që puna të vazhdojë.

“Si ka mundësi që për ne votat për kryetarin dhe votat për partinë janë thuajse barazim? Sepse njerëzit e kuptojnë se, po, bashkia ka kryetar, por ky kryetar ka edhe një skuadër që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Si ka mundësi që kundërshtarët tanë jo vetëm marrin 60 mijë vota më pak, por kur vjen puna te votat e partisë ata përgjysmohen edhe njëherë? Sepse njerëzit nuk besojnë as te kandidatit, por nuk besojnë as te ajo skuadër. Fakti që ata nuk kanë përgjigje, jo vetëm pse humbin Tiranën, por edhe pse humbin edhe gjysmën e votave të partisë, do të thotë se ata nuk kanë as kapiten dhe as skuadër”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku bëri edhe një tjetër ftesë drejtuar këshilltarëve të forcave të tjera politike, që do i bashkohen në këtë mandat Këshillit Bashkiak në Tiranë:

“Ne kemi një shumicë dërrmuese në Këshill Bashkiak. Nuk kemi nevojë për numra të tjerë. Por, ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të na bashkohen. Ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të punojnë. Ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të çojnë Tiranën përpara. Detyra jonë është t’u themi: hapni sytë, me Saliun do shkoni poshtë e më poshtë”, shtoi ai.

Top Channel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi-i-shqiperise

Opozita kërkon interpelancë në Kuvend për dokumentarin e medias italiane, reagon Rama

Spartak Ngjela

Paralajmërohet fundi i Vuçiqit/ Avokati shqiptar zbulon një detaj në përballje me presidenten Osmani!

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

INFO

NA NDIQ