Vetëm 15 studentë në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Shkup

Picture of INA
INA

12/09/2025

Në vend, interesimi për studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe po shënon rënie të dukshme. Migrimi masiv i të rinjve, pasiguria ekonomike dhe pagat e ulëta të profesorëve të gjuhës duket se po ndikojnë që gjeneratat e reja të mos e shohin këtë profesion si një perspektivë të sigurt. Kjo situatë po reflektohet dukshëm edhe në universitetet e Shkupit.

Profesoresha e gjuhës shqipe Ajtene Qamili Hajdari, në një deklaratë për gazetën KOHA, shpjegoi se në afatin e parë të regjistrimit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup janë paraqitur vetëm 15 studentë. Ajo megjithatë shton se në afatin e dytë dhe të tretë zakonisht ka më shumë interes, por thekson se numri i përgjithshëm mbetet i ulët krahasuar me vitet e kaluara. “Në afatin e parë ka pasur diku 15 nxënës të regjistruar në gjuhë dhe letërsi shqipe. Ehe pse pritet që në afatet e tjera të rritet numri, në përgjithësi nuk është aq i madh sa dikur,” tha Qamili Hajdari.

Ndërkaq, shumë të rinj sot e perceptojnë studimin e gjuhës shqipe si një fushë pa perspektivë të qartë pune, duke qenë se tregu favorizon profesione teknike, juridike apo ekonomike. Në anën tjetër, mësimdhënësit e shqipes shpesh përballen me paga të ulëta dhe kushte pune që nuk ofrojnë motivim. Këto faktorë të kombinuar kanë bërë që numrat e regjistrimit të bien vit pas viti.

Situata nuk ndryshon as në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski”, ku Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ka raportuar po ashtu vetëm 15 studentë të regjistruar në afatin e parë. Edhe këtu, krahasuar me vitet e shkuara, interesi është më i ulët, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e gjuhës shqipe në arsimin e lartë.

Ndryshe, ky trend negativ ngre pyetje serioze për perspektivën e studimeve humaniste në vend, veçanërisht në kohën kur tregu i punës favorizon drejtimet teknike dhe shkencore, ndërsa gjuhëtarët dhe mësimdhënësit e shqipes përballen me kushte të vështira pune dhe motivim të ulët financiar.

Ajten Ajdini Kadriu po ashtu profesoreshë e gjuhës shqipe, deklaroi për gazetën KOHA se, interesimi për studimin e gjuhës shqipe po shënon rënie të dukshme, dhe kjo lidhet me disa faktorë shqetësues. “Së pari, leximi është gjithnjë e më i pakët te të rinjtë, gjë që varfëron shprehitë gjuhësore dhe kulturën e leximit. Për më tepër, punësimi shpesh varet nga njohjet personale dhe lidhjet partiake, duke ulur motivimin për të studiuar dhe për të ndërtuar karrierë mbi bazën e dijes. Një tjetër problem është mungesa e kushteve, shkollat ofrojnë çdo vit të njëjtat lektyra dhe libra pa freski dhe pa përshtatje me kohën, çka i bën mësimet monotone. Së fundi, qasja e dobët në internet kufizon mundësinë e nxënësve për të zbuluar burime të reja dhe për të pasuruar njohuritë e tyre. Të gjitha këto së bashku e bëjnë gjuhën shqipe të duket më pak tërheqëse për brezat e rinj”, shtoi profesoresha Ajtene Ajdini Kadriu. (koha.mk)

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË