Visar Ademi: “Gostivari po zbrazet – është koha ta pastrojmë qytetin nga korrupsioni dhe ta rindërtojmë ekonominë”

Picture of Ina Online
Ina Online

11/10/2025

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Gostivar, kandidati për kryetar komune, Visar Ademi, paraqiti vizionin e tij ekonomik për shpëtimin e qytetit nga zbrazja demografike dhe stagnimi ekonomik. I rrethuar nga karrige bosh – simbol i emigrimit masiv – Ademi theksoi se “ky është realiteti i dhimbshëm që po e përjeton Gostivari çdo ditë”.

“Sot ju drejtohem i rrethuar nga karrige bosh – një simbol i fuqishëm i një realiteti të dhimbshëm: Gostivari po zbrazet, po shuhet ngadalë. Kjo nuk është retorikë parazgjedhore, por një fakt i pamohueshëm”, deklaroi Ademi.
Sipas tij, mbi 30 mijë qytetarë e kanë lënë komunën gjatë viteve të fundit, që përbën rreth 37% të popullsisë më aktive.

“Nëse ky eksod vazhdon, Gostivari rrezikon të kthehet në një qytet fantazmë brenda dhjetë viteve të ardhshme”, paralajmëroi ai.

Ademi theksoi se emigrimi nuk është vetëm çështje sociale, por një humbje e madhe ekonomike për qytetin.
“OECD vlerëson se kushton rreth 50 mijë euro për ta rritur një person deri në moshën 21-vjeçare. Vetëm nga emigracioni, Gostivari ka humbur rreth 1.5 miliardë euro në dy dekadat e fundit”, tha ai.

“Të pastrojmë Gostivarin nga korrupsioni, jo vetëm nga mbeturinat”
Kandidati i pavarur vuri theksin te nevoja urgjente për ndryshim rrënjësor në administratë dhe ekonomi:

“Duhet ta pastrojmë Gostivarin – jo vetëm nga mbeturinat dhe qentë endacakë, por mbi të gjitha nga korrupsioni që ka shkatërruar besimin dhe shpresën e brezit të ri.”
Ademi kritikoi qeverisjet e kaluara për mungesën e vizionit dhe investimeve të huaja, duke theksuar se asnjë kryetar i mëparshëm “nuk ka sjellë asnjë investim strategjik në qytet”.

Plani Ekonomik me 5 Pika

Në vijim të konferencës, Ademi prezantoi Planin Ekonomik me 5 pika për ringjalljen e ekonomisë lokale:
1. Gostivar Start-Up Hub – Platforma më e madhe e ndërmarrësisë në Ballkan, me qira falas dhe mbështetje për start-up-et lokale.
2. “Engjëjt e Gostivarit” – Program që lidh diasporën me ndërmarrësit vendas për investime të përbashkëta.
3. Qendra për Mbështetjen e Bizneseve Lokale – Me fokus në trajnime, certifikime dhe promovimin e produkteve “Made in Gostivar”.
4. Zona Industriale “INO-VAR” – Hapësirë e dedikuar për investime të huaja dhe vendase me potencial punësimi.
5. Paketa “Investo në Gostivar” – Lehtësime tatimore dhe administrative për bizneset që punësojnë të rinj.
6.
“Ndryshimi është në duart e qytetarëve”
Në fund të konferencës, Ademi dërgoi një mesazh shprese për qytetarët:
“Duke e pastruar Gostivarin nga mbeturinat, qentë endacakë dhe korrupsioni, ne do të krijojmë vende pune të mirëpaguara dhe do t’u japim të rinjve një arsye për të qëndruar.
19 Tetori do të jetë dita e kthesës për Gostivarin – një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Ndryshimi është në duart tuaja.”

TË FUNDIT

SERBI-SHQIPËRI/ Manaj hesht serbët, kuqezinjtë mbyllin pjesën e parë 1:0 (VIDEO)

Ahmeti: Mbrëmë në Kumanovë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë

Taravari: Nesër në Gostivari vulosen fillimin e fitores dhe përgjigjen e 19 tetorit

Visar Ademi: “Gostivari po zbrazet – është koha ta pastrojmë qytetin nga korrupsioni dhe ta rindërtojmë ekonominë”

Investo në Atdhe – Fatmir Limani nga Austria prezanton Planin 7-Pikësh për zhvillim dhe investime në Kërçovë

Zgjedhjet lokale/ Parashikohet humbja e PDK-së në Drenas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË