Vizita në Serovë, Mexhiti shpalos vizionin për një komunë moderne

Picture of Ina Online
Ina Online

18/09/2025

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, gjatë një vizite në Serovë u prit në konakun e familjes së Haxhi Kemal Nezirit, ku u zhvillua një bashkëbisedim me banorët e zonës.

“Me banorët bashkëbiseduam për investimet e shumta infrastrukturore që po realizohen në Çair: ndërtimin e rrugëve moderne, rrjetin nëntokësor, rrjetin atmosferik dhe projekte të tjera që e përmirësojnë përditshmërinë e qytetarëve tanë”, shkroi Mexhiti.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte problemi i parkingjeve në komunë.

“Çairi është komuna me dendësinë më të madhe në vend, dhe mungesa e hapësirave për parkim ka qenë prej vitesh ndër sfidat kryesore. Ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për ta zgjidhur këtë problem, duke e kthyer atë nga një shqetësim i përhershëm në një zgjidhje të përhershme”, theksoi ai.

Mexhiti shtoi se përmes këtyre investimeve, Çairi po transformohet në një vend ku cilësia e jetës po rritet për çdo familje.

“Çairi po merr formën e një komune bashkëkohore, ku cilësia e jetesës rritet dhe çdo familje ndjehet e mbështetur nga puna jonë”, deklaroi ai, duke falënderuar familjen Neziri për mikpritjen.

TË FUNDIT

Edi Rama ndjehet si të ishte pronar i shtëpisë së budallenjve!

Serbia po përgatitet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shqiptarët e Luginës së Preshevës kundërshtojnë

Rrëfimi i trajnerit kumanovar, Ramush Rushiti, që e rriti Erxhan Osmanin, yllin e Kombëtares turke në Eurobasket 2025!

Fetai: Për 15 muaj qeverisje kemi realizuar rreth 2 mijë punësime të shqiptarëve

Azizi nga Vrapçishti: BDI nuk kthehet më në pushtet

Vizita në Serovë, Mexhiti shpalos vizionin për një komunë moderne

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË