“Vjehrri im, Presidenti Richard Nixon, ishte kushëri i nëntë me Mbretin Leka I të Shqipërisë”

Picture of Ina Online
Ina Online

27/09/2025

Shkruan: Ruben Avxhiu/ Fotografia nga Dritan Haxhia

Një nga figurat më interesante të Partisë Republikane të Shtetit të New York-ut foli në Darkën e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC). Edward F Cox tha, në fillim të fjalës së tij, se sillte për AARC dhe shqiptarët e Amerikës përshëndetjet më të ngrohta nga Presidenti Donald J Trump, të cilin e përshkroi si “një mbështetës i fuqishëm i shqiptaro-amerikanëve që ka qendruar fort për lirinë dhe demokracinë”.

“Jam krenar gjithashtu që sjell me vete një lidhje personale me historinë e Shqipërisë. Vjehrri im, Presidenti Richard Nixon, ishte kushëri i nëntë me Mbretin Leka I të Shqipërisë”, tha ai. “Presidenti Nixon ia kushtoi jetën e tij mbrojtjes së demokracisë në mbarë botën, sidomos në Europën Lindore. Ai e kuptoi që fuqia dhe begatia e Amerikës ishin të lidhura ngushtë me përparimin e lirisë jashtë vendit”.

Më tej vijon fjalimi i tij, në të cilin vlerësoi personalisht botuesin e gazetës “Illyria”, Vehbi Bajramin.

“Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë në shekuj në krahun e duhur të lirisë. Në fakt, shqiptarët janë ndër popujt më proamerikanë në botë. Ata e dinë – thellë në historinë dhe përvojën e tyre – çfarë do të thotë që të luftosh për liri dhe të gëzosh demokracinë.

E pamë këtë në mënyrën më të gjallë në luftën për pavarësinë e Kosovës. Shqiptaro-amerikanët luajtën një rol kaq shumë jetik për këtë kauzë dhe u mbështetën nga të gjithë krahët politikë këtu në Shtetet e Bashkuara – nga udhëheqës si Presidenti Bill Clinton dhe Senatori Bob Dole. Përkushtimi dypartiak për lirinë e Kosovës vijon dhe po vazhdon nën Presidentin Trump.

Sot, ne gëzojmë që Shqipëria është anëtare e NATO-s, e sigurtë nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara. Shqipëria është një vend i bukur, me kulturë dhe trashëgimi të pasur dhe jemi krenarë që qendrojmë krah për krah si aleatë.

Por është po aq e rëndësishme këtu në New York, ndjehemi krenarë për kontributet e shqiptaro-amerikanëve në çdo fushë – biznes, kulturë, shërbim publik, dhe jetën komunitare. Suksesi juaj është suksesi i New York-ut, dhe arritjet tuaja janë një dëshmi e ëndrrës amerikane.

Jam veçanërisht i kënaqur që ndodhem këtu me mikun tim të vjetër, Christopher Hyland. Për shumë vite Christopher ka luajtur një rol të veçantë në përparimin e kauzës së pavarësisë së Kosovës dhe vazhdon të jetë një mbështetës i palodhur për lirinë dhe begatinë e shqiptarëve sot.

Dhe jam krenar që numërohem si një mik i Vehbi Bajramit, botues dhe kontraktor këtu në New York. Vehbiu është përfaqësues nga më të mirët e ëndrrës amerikane – një njeri që ka ndërtuar suksesin përmes punës së palodhur, integritetit, dhe shërbimit ndaj komunitetit të tij.

Së bashku, lidhjet mes amerikanëve dhe shqiptarëve janë të forta, të rrënjosura në vlerat e përbashkëta dhe një dashuri e njëjtë për lirinë. Jam i nderuar që po festoj këtë miqësi me ju sot dhe jam i gatshëm të punojmë edhe më tej së bashku për të siguruar që të bëhet edhe më e fuqishme në vitet që do të vijnë.

Faleminderit dhe Zoti e bekoftë komunitetin shqiptaro-amerikan, si dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /Illyriapress

TË FUNDIT

Qeveri Kurti 3 apo zgjedhje të jashtëzakonshme? Këta janë skenarët në horizont

VMRO-DPMNE: A e shpëtoi Spasovski “Pulse” nga ndëshkimi dhe cili është roli i tij në këtë aferë

Tarifat e Trumpit për drurin dhe mobiliet hyjnë në fuqi, preken edhe tregtarët në Kosovë

Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të Shkëlzen Gashit në Shkup

Votat e mërgimtarëve përcaktuese, nëse do të ketë balotazh në këto pesë komuna

11 vjet nga droni shqiptar në Beograd

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË