VLEN: AKI po shpërbëhet!

Picture of INA
INA

20/11/2025

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

Sot, koalicioni VLEN shpreh shqetësimin e thellë për turbulencat që po zhvillohen brenda kampit opozitar shqiptar, zhvillime që nuk i shërbejnë as demokracisë, as stabilitetit politik, e as interesit të qytetarëve.

Demokracia ndërtohet mbi debate të hapura, konkurrencë të ndershme dhe mbi opozitë të fortë. Por ajo që po shohim ditëve të fundit nuk i përngjan as opozitë, as stabilitet, por një shpërbërje të heshtur dhe një humbje totale të busullës politike.

Brenda një periudhe të shkurtër, AKI ka pësuar largime të njëpasnjëshme të figurave kyçe: largimi i Menduh Thaçit, largimi i Arjanit Hoxhës dhe së fundmi, largimi i Ziadin Selës, dikur një nga shtyllat kryesore të kampit opozitar.

Këto nuk janë lëvizje të rastësishme. Këto janë shenja të një strukture politike që po shpërbëhet, që ka humbur orientimin, besimin e brendshëm dhe rrugën para.

VLEN nuk gëzohet me këtë. Përkundrazi: VLEN ka nevojë për një opozitë të fortë, të përgjegjshme dhe koherente.

Jo opozitë “copa-copa”, jo opozitë që ndahet çdo javë, jo opozitë që i frikësohet debatit dhe transparencës.

Të nderuar,

Një opozitë e dobët nuk e dëmton VLEN, e dëmton sistemin politik të vendit, e dëmton balancën demokratike dhe e lë qytetarin pa alternativë reale. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që e quajnë veten opozitare ta rikthejnë maturinë, seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon momenti.

VLEN është këtu për të bashkëpunuar me çdo forcë politike që e ka seriozisht reformën, që respekton institucionet, dhe që i shërben qytetarit, jo interesave personale, jo pazareve, jo luftërave të brendshme.

Qytetarët meritojnë stabilitet. Qytetarët meritojnë opsione serioze. Qytetarët meritojnë politikë me përgjegjësi.

VLEN do të vazhdojë me forcë rrugën e ndryshimit, pa u ndalur dhe pa u larguar nga parimet e saj. Por kjo rrugë bëhet më e drejtë, më e shëndetshme dhe më demokratike kur përballë ka një opozitë që është funksionale, jo një opozitë që behet copa para syve të njerëzve.

https://www.facebook.com/watch/?v=1549318229437763

TË FUNDIT

Kurti Shenjon 28 Dhjetorin: Dita Kur Kosova Flet Me Votë dhe Demokracia Provohet në Arenë

Egli në lidhje me biznesmenin e njohur? (FOTO)

Nuk do të paguhet tatim për porositë nga TEMU që vijnë në Maqedoni

Investimet në kampusin “Nënë Tereza” zhduken nga buxheti, ndërsa Shën Kirili e Metodi marrin fonde

Zbatimi i gjuhës shqipe sfidë në RMV

VLEN: AKI po shpërbëhet!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË