VLEN: BDI shkatërroi çdo mundësi përparimi për shqiptarët në Shkup

Picture of INA
INA

08/10/2024

“Saherë që Bashkimi Demokratik për Integrim del në opinion dhe e hap gojën për gjoja shtypjen e shqiptarëve ju del përpara koalicioni i sherrit mes Blerim Bexhetit – Danella Arsovska dhe LEVICËS.

Ky koalicion interesash dhe emocionesh vazhdon të jetë funksional në dobi të Bexhetit, Arsovskës dhe Levicës dhe në dëm të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve. Dëshmi për këtë është vazhdimi i ndërtimit të bustit së Andon Lazov Qoseto-i njohur si “Kasapi”, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “East Gate Mall””, thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN.

“Të nderuar qytetarë, gjithmonë kur do të dëgjoni përralla patriotike nga Blerim Bexheti dhe soji i tij, ju lutem, mendoni këtë bust të Qoses, kasapit të shqiptarëve dhe atë përgjimin e famshëm me patronin e tij Musa Xhaferi, një prokuror shqiptar nuk na çon në xhenet!

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Bexheti dhe kryetarja më e padëshiruar dhe e dështuar e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kanë shkuar edhe më larg. Në etjen e tyre për pushtet, ata po bëjnë çmos për të deshqiptarizuar administratën e Qytetit të Shkupit. Falë tyre, shqiptarët, të cilët përbëjnë më shumë se 22% të popullsisë së qytetit, janë krejtësisht të përjashtuar nga pushteti lokal. Gjithashtu, nga 92 pozita drejtuese në administratë, vetëm 8 janë të plotësuara nga shqiptarë.

Gjendja është edhe më alarmante në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Përveç Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale,” ku shqiptarët kanë një përfaqësim minimal, në gjashtë ndërmarrje kryesore, si NP “Parqet dhe Gjelbërimi”, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, NP “Ndërmarrja e Komunikacionit”, NP “Parkingu i Qytetit”, NP “Rrugicat dhe Rrugët”, NP “Drislla”, shqiptarët zënë vetëm 5.5% të pozicioneve udhëheqëse”, vijon reagimi i koalicionit VLEN.

“Për 22 vite, BDI-ja ka shkatërruar çdo mundësi për përparimin e shqiptarëve në Shkup dhe më gjerë. Ky pushtet kriminal, që ka shpërfillur popullin tonë për dekada të tëra, e ka shndërruar qytetin tonë dhe vendbanimet tona në versionin e tyre të “Las Vegasit”, ku vetëm ata përfitojnë, ndërsa shqiptarët mbeten jashtë dyerve të pushtetit.
Koalicioni VLEN është i përkushtuar të luftojë këto padrejtësi. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që shqiptarët të kenë përfaqësimin që u takon sipas ligjit dhe meritës. Nuk do të lejojmë që ky diskriminim të vazhdojë dhe ju sigurojmë se çdo padrejtësi do të zbulohet dhe do të kundërshtohet me vendosmëri.
Shqiptarët e Shkupit meritojnë përfaqësimin dhe mundësitë që u janë mohuar!”, mbyllet reagimi i koalicionit VLEN.

TË FUNDIT
7 orë
Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së
7 orë
Taravari: Muhedin Brava, kryetar i degës së ASH-së në Çair
7 orë
Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti
9 orë
Spasovski: Kredia nga Hungaria ka harxhime të padefinuara
10 orë
Thellohet “misteri” rreth Sallës së Sportit në Zajaz / Kush e ndërtoi dhe ku është dokumentacioni i saj?

ME TE LEXUARA

22 orë
Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore
11 orë
Rasti makabër në Sllatinë/Babai merret në pyetje si i dyshuar
18 orë
Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt
14 orë
Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
21 orë
Thaçi: 90% të votave janë të BDI-së, 10 % janë të PDSH-së, tjerët skanë vota tek Fronti Europian
11 orë
Largimi i Thaçit nga Fronti Europian! BDI: Grupin parlamentar mbetet i plotë/Kasami: Nuk e duam në shumicë
17 orë
Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit
14 orë
VLEN: BDI shkatërroi çdo mundësi përparimi për shqiptarët në Shkup

LEXO MË SHUMË

antonio milloshoski

Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

Screenshot_20241008_213231_Facebook

Taravari: Muhedin Brava, kryetar i degës së ASH-së në Çair

izet mexhiti

Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti

oliver spasovski

Spasovski: Kredia nga Hungaria ka harxhime të padefinuara

salla sportit zajaz

Thellohet “misteri” rreth Sallës së Sportit në Zajaz / Kush e ndërtoi dhe ku është dokumentacioni i saj?

Pance Toshovski toshkovski

Toshkovski: MPB drejton të gjitha kapacitetet e saj në luftën kundër korrupsionit

bdi

Largimi i Thaçit nga Fronti Europian! BDI: Grupin parlamentar mbetet i plotë/Kasami: Nuk e duam në shumicë

Foto:Ilustrim MPB

Rasti makabër në Sllatinë/Babai merret në pyetje si i dyshuar

Arben Fetai Qeveri

Një përfaqësues i shoqërisë civile pjesë e trupit qeveritar antikorrupsionit

INFO

NA NDIQ