VLEN: Për BDI-në referendum për ardhje në pushtet, per neve jetesë për qytetarët

Picture of INA
INA

21/09/2025

BDI prej dy dekadash e ka një recetë të thjeshtë: kur vijnë zgjedhjet lokale, nuk flet për komunat, por shpik referendume, tema nacionaliste e flamuj, vetëm për ta fshehur dështimin e saj të turpshëm.

Fakti është i qartë dhe nuk mund të mohohet: për 20 vite, kuadrot e BDI-së e kanë shkatërruar çdo komunë ku kanë qeverisur. Sot, pas dy dekadash në pushtet, shumë prej komunave shqiptare ende nuk kanë ujë të pijshëm, kanalizim, infrastrukturë elementare, shkolla me kushte dinjitoze apo qendra për fëmijë e të moshuar. Banorët vazhdojnë të jetojnë me halle e lloç, ndërsa funksionarët e BDI-së pasuroheshin në kurriz të tyre.

BDI e di saktësisht: nëse flitet për komunat, garën e ka të humbur. Prandaj ikin nga realiteti dhe shpikin referendume sa herë që përballen me qytetarin e zhgënjyer.

Ndërkohë, VLEN në vetëm një vit e gjysmë qeverisje ka ndarë 80 milionë euro për komunat shqiptare, investime konkrete, projekte që hapin rrugë të reja, që ndërtojnë shkolla, që sjellin ujë të pijshëm dhe kushte më të mira për jetën e përditshme.

Dallimi është i madh dhe i prekshëm: BDI për 20 vite la boshllëk, dështim e varfëri në komuna. VLEN për 1 vit e gjysmë dha investime rekord dhe projekte konkrete.

Më 19 tetor, qytetarët do t’i japin fund mashtrimit nacionalist të BDI-së. Nuk ka flamur që e mbulon korrupsionin, nuk ka referendum që fsheh dështimet.

Komunat do të kthehen te qytetarët, te shërbimi, transparenca dhe zhvillimi.

VLEN është çelësi që komunat shqiptare të ringrihen. E kaluara e BDI-së është e turpshme, e ardhmja me VLEN është e sigurt.

TË FUNDIT

Sukses i madh i Klubit të Karatesë “Bashkimi 2002” Kumanovë në “Tetova Open 2025”

Mexhiti: Rinia, forca që do ta ndryshojë Çairin

Sara Kolami flet pas ndarjes: Zbulon arsyen e largimit nga Driloni dhe komenton afrimin e tij me Edin

Kolltukë që dridhen, karriera që mbarojnë!

Media kroate e quan raketë shqiptarin e Kosovës: Heroi i papritur

VLEN: BDI i la pas dore komunat, problemet reale po i mbulon me veprime nacionaliste

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË