VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

Picture of INA
INA

13/10/2025

Koalicioni me shirit ngjitës, që u bashkua për interesa të imta personale, pas zgjedhjeve lokale mbyll kapitullin e vet politik, përfundimisht. Britmat e Ahmetit, Taravarit dhe Selës janë ulërimat e fundit të një koalicioni në agoni.

Njëri kërkon “marrëveshje politike” dhe përpiqet të kopjojë Ali Ahmetin, të cilin me të drejtë duhet ta pyesë atë çfarë ndodhi me letrat që i dërgonte nëpër botë dhe ku e kanë ekspertizën e Paul Wiliams? Tjetri endet vërdallë, në panik, se mos po tradhtohet nga të dy.

Sipas të gjitha anketave, kandidatët e VLEN-it janë dukshëm përpara, ndërsa “referendumi” i BDI-së, projekti i fundit i një partie në panik, po u kthehet në bumerang. Shqiptarët e kanë parë këtë film 23 vite me radhë patriotizëm në fjalë, hajni në vepra.

Njëzet vite s’mundën të sjellin as ujë të pijshëm në komunat shqiptare, në disa prej tyre, edhe ujin e lanë të helmuar me arsen.

Kjo është “bota” që ndërtuan e ndotur, e pangopur dhe e kalbur nga brenda.

Komunat që i qeverisin janë dëshmi e rrëmujës, varfërisë dhe mungesës së çdo vizioni.

Prandaj, shqiptarët sot i kthejnë shpinën këtij “referendumi mashtrues” të trumbetuar nga Ahmeti, Taravari dhe Sela.

TË FUNDIT

Emërimi i paligjshëm i drejtorëve, Merko dënohet me një vit burgim me kusht

Çmimet e derivateve ulen nga mesnata – benzina dhe nafta më të lira

Mexhiti: Në gjithë shkollat fillore nxënësit do të kenë uniforma, do t’i financojë komuna

Erkan Arifi: Mbi 150 projekte infrastrukturore u realizuan gjatë mandatit tim, mbi 35 milionë euro

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, 5 vjet burg për Boki-13

Osmani i përgjigjet Mexhitit: Pesë herë i iku debatit, tani po përpiqet të krijojë konfuzion

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË