VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

Picture of INA
INA

12/10/2025

Muaji tetor, i njohur si muaji rozë, është më shumë se një fushatë ndërgjegjësimi, është një thirrje për veprim, për kujdes dhe për dashuri ndaj jetës.

Në këtë frymë, Forumi i Gruas VLEN gjatë ketij muaji kanë zhvilluar aktivitete sensibilizuese në disa komuna të vendit, me qëllim që të promovojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe mbështetjes së grave që përballen me këtë sëmundje.

Gjatë javës në një organizim nga Forumi i Gruas VLEN në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës, përmes artit, fjalës dhe ndjeshmërisë, u dërgua një mesazh që prek çdo zemër: Asnjë grua që lufton kancerin e gjirit nuk është vetëm.

VLEN beson se heshtja nuk është zgjidhje. Informimi shpëton jetë. Kontrolli i rregullt shpëton jetë. Solidariteti shpëton jetë.Për këtë arsye, përmes aktiviteteve simbolike, forumeve të diskutimit dhe performancave artistike, ky muaj po shëndrohet në një hapësirë reflektimi, mbështetjeje dhe humanizmi.

Me këtë rast, VLEN falënderon të gjitha gratë që ndajnë historitë e tyre me guxim, mjekët e përkushtuar, aktivistet dhe qytetarët që u bashkuan në këtë mision jetik. Sepse forca e shoqërisë matet me kujdesin që ajo tregon ndaj më të ndjeshmëve.

VLEN, bashkë për jetë, bashkë për shpresë.

TË FUNDIT

Dragan Stojkoviqi për katër arsye do t’i mbajë mend shqiptarët, nga viti 1984 deri më 2025

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

Fushata për zgjedhjet lokale po hyn në javën e saj të fundit

Mediat serbe pas ndeshjes: Na çnderuan mu në shpi!

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

ME TE LEXUARA

1

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë - Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

LEXO MË SHUMË