VLEN:Një natë që bëri histori! Filarmonia jonë ngre lart emrin e vendit në Vjenë

Picture of INA
INA

29/10/2025

Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë!
Në Vjenë, në një nga sallat më të famshme të botës — Musikverein — Filarmonia e Maqedonisë së Veriut ngriti lart emrin dhe kulturën tonë përpara publikut evropian. Ky ishte një moment krenarie kombëtare dhe dëshmi e fuqisë së artit që bashkon dhe përfaqëson me dinjitet vendin tonë në skenën ndërkombëtare.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të VLEN-it, e cila e përshkruan këtë sukses të jashtëzakonshëm kulturor:

Dje ishim dëshmitar të një suksesi të madh kulturor të vendit tone, koncertin historik të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Sallën e Artë të Musikverein-it në Vjenë, një nga skenat më prestigjioze të muzikës klasike në botë.
Ky koncert, i cili u zhvillua në një atmosferë madhështore dhe emocionuese, dëshmoi nivelin e lartë artistik dhe profesionalizmin e Filarmonisë sonë, e cila me interpretimet e saj brilante të veprave të kompozitorëve Bete Ilin, Soni Petrovski, Smokvarski dhe Dvořák, ngriti lart emrin e shtetit tonë dhe të kulturës sonë në zemrën e Evropës.

VLEN shpreh mirënjohje të veçantë për drejtorin e Filarmonisë, Mustafa Imeri, për udhëheqjen vizionare, përkushtimin dhe punën e palodhur që e kanë kthyer Filarmoninë në një institucion model të suksesit dhe bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.
Falënderim i veçantë u shkon Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, të udhëhequr nga ministri Zoran Ljutkov, sekretarës së shtetit Marija Gjorgova, ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Vjenë, Osvit Rosoklija, dhe koordinatorit kombëtar për interkulturalizëm, Abaz Selmani, për mbështetjen e tyre në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm kombëtar.

Ky është shembull se si përmes bashkëpunimit institucional, profesionalizmit dhe respektit për artin, vendi ynë mund të prezantohet me dinjitet para botës.
Kultura është ura që na bashkon dhe forcon identitetin tonë dhe ky koncert në Vjenë ishte dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut di të flasë gjuhën e artit me dinjitet dhe klas botëror.
VLEN shpreh mirënjohje për të gjithë artistët, orkestrantët, dirigjentin Jeruham Sharovski, solistët Ana dhe Igor Durlovski, dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë mbrëmje të paharrueshme që do të mbetet si një faqe e artë në historinë e kulturës sonë. VLEN për kulturë që bashkon, për art që nderon vendin.

TË FUNDIT

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

Supremja e hedh poshtë një padi që kërkohej lejimi i mbulesës islame në shkollat e Kosovës

Bajram Rexhepi: Për një Tetovë që nuk njeh ndasi, bashkë me qytetarët në çdo cep të qytetit

Dorëheqja e drejtorit të higjienës komunale, Arsovska i kërkon bordit drejtues të emërojë ushtrues detyre

Albin Kurti: Siria njeh Kosovën – një hap i ri në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË