VMRO-DPMNE dhe VLEN shpallin fitore në shumë komuna në Maqedoninë e Veriut

Picture of Ina Online
Ina Online

20/10/2025

Partitë e koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë shpallur fitore në zgjedhjet e djeshme lokale.

VMRO‑DPMNE ka shpallur “fitore të bindshme” pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimeve zyrtare, VMRO‑DPMNE ka siguruar kryetarë në 30 prej 80 komunave dhe pret të shtojë të paktën 20 të tjera në raundin e dytë, përfshirë kryeqytetin Shkup ku kandidati i saj Orce Gjorgjievski raportohet në avantazh, përcjell INA.

Mickoski tha se VMRO‑DPMNE mori më shumë vota sesa në zgjedhjet parlamentare e lokale të mëparshme. Ai paralajmëroi gjithashtu se nuk synon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe kujtoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur”.

Në anën tjetër, partia opozitare LSDM ka konfirmuar humbjen në disa komuna, por vlerësoi se performanca i saj nuk është “i dobët” përkundër rezultateve të vazhdueshme negative. LSDM fitoi kryetarë në komunat Kriva Palanka, Bogdanci dhe Krivogashtan dhe pret të konkurrojë në rreth 20 komuna në raundin e dytë.

Në bllokun shqiptar, koalicioni VLEN fitoi që në raundin e parë në komunat Çair, Saraj, Zhelinë, Tearcë dhe Bogovinë, ndërsa në Tetovë poashtu fitoi në raundin e parë me një diferencë prej afër 4 mijë votave përballë kundërkandidatit të AKI, me ç’rast do të ketë balotazh më 2 nëntor. Ndërsa koalicioni opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) fitoi në raundin e parë në në Çashkë, Gostivar, Likovë dhe Pllasnicë, ndërsa në balotazh do të jetë në komunat e tjera ku gara kryesore do të jetë në Kërçovë përballë kandidatit të VMRO-DPMNE-së dhe në Strugë përballë kandidatit të pavarur shqiptar, Mendi Qyra, i përkrahur nga VLEN.

Raundi i dytë parashikohet të zhvillohet më 2 nëntor 2025. Ky raund pritet të vendosë përfundimisht kontrollin mbi administratën lokale për të ardhmen.(INA)

TË FUNDIT

Ndërron jetë aktori, Mejdi Alidemi

Micksoki: Këto zgjedhje janë mesazh për Ali Ahmetin, që rrihte gjoks se ndryshon kryeministra

Numërohen 100% e votave në Tearcë, fiton Daut Memishi nga VLEN (TABELA)

Bajram Rexhepi: Beteja për Tetovën vazhdon!

Përfundon numërimi i votave në Dibër, në balotazh shkojnë Fisnik Mela dhe Ramadan Imeri

VMRO-DPMNE dhe VLEN shpallin fitore në shumë komuna në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË