Von der Leyen “shkund” politikanët në Shkup: Pa ndryshimet kushtetuese s’ka BE

Picture of Ina Online
Ina Online

16/10/2025

Editorial INA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përcjellë një porosi të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga Shkupi, duke theksuar se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varet tani vetëm nga vullneti i saj për të përmbushur obligimet e marra – para së gjithash, ndryshimet kushtetuese.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), pas takimeve zyrtare me liderë politikë dhe institucionalë në Shkup, von der Leyen ritheksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian, por njëkohësisht nuk kurseu as paralajmërimin:

⁠“Ne mbetemi plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të llogarisni tek ne. Por hapi i radhës dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë: Duhet të realizoni ndryshimin kushtetues të rënë dakord. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është e gatshme.”

Ky qëndrim vjen në një kohë kur procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut ka ngecur, për shkak të refuzimit të brendshëm politik për të miratuar ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për të avancuar negociatat me BE-në – në veçanti, ato që lidhen me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, në përputhje me marrëveshjen me Sofjen.

Von der Leyen nuk ka lënë vend për interpretime – BE-ja nuk do të lëvizë pa përmbushjen e kushteve. Takimet me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit dhe përfaqësues të partive politike, duket se kanë pasur një synim të vetëm: t’u kujtojë udhëheqësve të vendit se bllokimi i procesit nuk vjen nga Brukseli, por nga Shkupi.

Ky mesazh shihet nga analistët si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj politikës së brendshme në RMV, e cila prej kohësh po shmang marrjen e vendimeve të vështira, ndërkohë që për opinionin publik Qeveria aktuale fajin shpesh ia atribuon BE-së.(INA)

TË FUNDIT

“Integrimi”, partitë nuk komentojnë porosinë e BE-së për ndryshimet kushtetuese

VLEN: Asnjë “ekspertizë” nuk mund ta lajë turpin politik në Kërçovë

Azizi: Është koha për një shqiptar në krye të Butelit

Ka nisur PANAIRI RAJONAL PËR PUNËSIM! Mijëra vende të reja pune në dispozicion!

Pretendimet se në Junik votuan persona të komunave të tjera, Prokuroria nis hetimet

Nait Hasani kërkon dorëheqjen e Memli Krasniqit: Nëse kanë moral ai dhe të tjerët që i mposhti Ramizi, duhet të largohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË