Vranë policin malazez/ Nga 40 vite burg për nënën me dy djemtë shqiptarë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25 Mars, 2023

Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një polici që tronditi Malin e Zi.

Luan, Nure dhe Lulzim Hasanaj, nëna me dy djemtë, u dënuan me nga 40 vjet burg në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë të Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic. Të tre akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim, pavarësisht se këmbëzën e tërhoqi vetëm 43-vjeçari Luan Hasanaj.

Lekovic u vra më 15 dhjetor 2019, teksa kishte ndaluar për kontroll mjetin me të cilin udhëtonin nëna shqiptare me dy djemtë. Ata nuk kishin dokumente dhe po tentonin të kalonin në Kroaci në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit.

Oficeri iu ka kërkuar dokumentet, por ata nuk i kanë pasur dhe kanë debatuar. Në momentin që po debatonin, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese, të cilën e mbante në dorë, armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41-vjeçarin Milutin Lekoviç.

Efektivi u dërgua në spitalin e Risanit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë autori u arratis bashkë me të ëmën dhe të vëllanë.

Vetëm disa kilometra larg vendit të krimit, Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj u ndaluan nga policia malazeze, me të cilët patën edhe shkëmbim zjarri. Nga të shtënat me armë, vetë autori përfundoi i plagosur në dorë./Syri.net

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic-1

Vuçiq: Kam frikë nga konfliktet e mëdha, Kurti ëndërron të jetë Zelensky

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata, shtrenjtohen sërish derivatet e naftës

gjykimi-spitali-modular-tetov-florin-besimi

Të hënën shpallet vendimi i gjykatës për zjarrin në spitalin e Tetovës

kasami

Kasami: Kosova është shtet i pavarur, ta shtrijë juridiksionin e vetë në gjithë territorin

bekteshi

Bekteshi: Nuk do të ketë ngrirje të çmimeve, aktualisht çmimet e prodhimeve bujqësore janë më të ulëta

donika

Ngritet aktakuzë ndaj Donika Gërvallës

ajvazi ibrahimi haracine

SHVL e UÇK-së kërkesë Ahmetit: Veproni në tejkalimin e situatës në komunën e Haraçinës

dacic

Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe

Leposaviq serbet veri

VIDEO/Sërish tensione në Veri të Kosovës, prani e shtuar e KFOR-it dhe Policisë

INFO

NA NDIQ