Granit Xhaka e ka afruar Zvicrën shumë pranë Kampionatit Botëror që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Zvicra të premten mbrëma në Solna fitoi 2:0 ndaj Suedisë. Ndeshja i takoi Grupit B të kualifikimeve për Botëror.
Kapiteni Xhaka e shënoi golin e parë për Zvicrën. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të.
Fare në fund, në minutën e 94-t, rezervisti Johan Manzambi e shënoi golin e dytë për helvetikët.
Zvicra i ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në grup me nëntë pikë. Suedia mbetet e fundit me vetëm një pikë.
Xhaka shënon për epërsinë e Zvicrës
Granit Xhaka e ka kaluar në epërsi Zvicrën ndaj Suedisë.
Xhaka golin e epërsisë e realizoi në minutën e 65-të nga penalltia.