Yll Limani publikon këngën e re “Prite”

Picture of INA
INA

19/09/2025

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Yll Limani, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Prite”.

Kënga, e cila është pritur me shumë kureshtje nga fansat, mban firmën e vetë Yllit si autor i tekstit dhe muzikës.

Për prodhimin është kujdesur Fatjon Miftari, një bashkëpunim që tashmë ka sjellë disa hite të suksesshme në tregun muzikor shqiptar.

“Prite” vjen i shoqëruar me një videoklip të realizuar me kujdes estetik, ku spikat interpretimi i fuqishëm i Limanit, karakteristikë kjo që e ka bërë atë një nga vokalet më të veçanta dhe më të vlerësuara të skenës.
е
Stili i tij i veçantë dhe emocioni që përcjell në çdo varg e kthejnë këngën në një material që premton të lërë gjurmë tek publiku.

Me këtë projekt, Ylli vazhdon të konsolidojë pozitën e tij si një nga artistët më të kërkuar të momentit, ndërsa “Prite” pritet të bëhet shumë shpejt pjesë e listave të dëgjimit të adhuruesve të muzikës shqiptare.

Kënga tashmë është publikuar në YouTube dhe po merr reagimet e para pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar si një tjetër sukses të padiskutueshëm të artistit.

TË FUNDIT

Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi

Ora e Mozzik rezulton fallce? Reagon Noizy

RMV-në nuk e duan as vetë maqedonasit

Zgjedhje lokale, vota lokale, fushata të importuara

Nga Kumanova në Schalke 04: Ftesa e madhe për Mirvete Misinin

Tenderi për uniformat policore dhe gjuha shqipe sherr mes partive

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË