“Portokalli” nis në 1 tetor dhe Kiara Titon do të kemi mundësi që më 5 tetor ta shohim në ekranin e Top Channel.
Por përpara se të jepet shfaqja live në studiot e televizionit në Kashar, Kiara do të shfaqet në një tjetër emision.
Ajo do të jetë të martën e ftuar në emisionin e Bieta Sulos “Ftesë në 5”. Lajmin e ka dhënë vetë Kiara nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Çfarë do vesh në premierë te Portokallia, çfarë do vesh te Bieta të martën. Po në një ditëlindje që kam, po te një dasëm që kam, po në film? Pyetja 1 milion dollarëshe çdo ditë, cdo natë nderkohë që ham ndonjë gjë të mirë”, shkruan Kiara duke qeshur.